Kronikë

Përplasja me 4 të plagosur në Laç, Gjykata e Lezhës lë në burg dy autorët

6 Maj, 17:39| Përditesimi: 6 Maj, 17:46

  • Share

Gjykata e Lezhës ka caktuar masat e sigurisë arrest në burg pa afat për Klevis Ndrecën dhe Danjel Gjeloshin, të cilët u arrestuan nga policia për përplasjen me armë në Laç, ku mbeti i vdekur 1 person dhe u plagosën 4 të tjerë, mes të cilëve dhe një grua e pafajshme, shitëse qirinjsh në rrugë.

Klevis Ndreca u paraqit në gjykatë për t’u njohur me masën e sigurisë, ndërsa Danjel Gjeloshi, i cili po merr mjekim në spital, pasi mbeti i plagosur, u përfaqësua nga avokati i tij mbrojtës.

Pasi dëgjoi palët, gjyqtari Lirim Buluca e caktoi të ligjshëm arrestimin e dy të rinjve dhe vendosi ndaj tyre masën e sigurisë arrest në burg për veprën penale të vrasjes dhe armëmbajtjes pa leje. Nga tërësia e veprimeve hetimore rezulton se Klevis Ndreca ka qenë në makinë me Amarildo Ndojn, ndërsa Daniel Gjeloshi, 26 vjeç, ka qenë në makinë me Liridon Ismailajn dhe Gerald Bitrin. Të rinjtë janë konfliktuar verbalisht për shkak se gjatë lëvizjes me makinë kanë kapur pasqyrat e njëri-tjetrit.

Konflikti verbal 5 minuta më vonë ka agravuar në përdorimin e pistoletave. 5 minuta para ngjarjes ka ndodhur konflikti për prekjen e pasqyrave të makinës dhe e kanë lënë të takohen e të sqarohen pak më tutje në rrugën ku ndodhi edhe ngjarja. Sapo kanë ndaluar dhe zbritur, Ndreca ka nisur të qëllojë me armë.

Ndreca dhe Gjeloshi kanë qëlluar me armë në drejtim të njëri-tjetrit. Klevis Ndreca ka qëlluar me armë drejt tre të rinjve të tjerë, të cilët i la të nga të shtënat me armë i plagosur aksidentalisht mbeti edhe shoku i tij Amarildo Ndoj dhe shitësja ambulante.

Me armë zjarri, pistoletë, është kundërpërgjigjur edhe Daniel Gjeloshi, por nuk ka plagosur asnjë person.

H.K/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata drejt fundit, a ju kanë bindur partitë që të votoni më 11 maj?