Amarildo Ndoj, 26 vjeçari i cili mbeti i plagosur pas një konflikti të ndodhur mesditën e të shtunës (3 maj) në Laç vijon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se i riu ndodhet në reanimacion dhe pritet ti nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale.
Daniel Gjeloshi, Liridon Ismailaj, Angjelina Gjezaj janë jashtë rrezikut për jetën. Ata do të vijojnë të jenë nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Traumës.
Ndërkohë vetëm një ditë më parë ndërroi jetë 24-vjeçari. Gerald Bitri, nuk mundi t'i mbijetojë plagëve të marra në zonën e legenit dhe pjesës së sipërme të këmbës.
Si nisi sherri mes të rinjve?
Policia tha se konflikti mes të rinjve ka nisur për motive të dobëta, për shkak të një aksidenti rrugor me dëme të vogla materiale, dhe më pas ka vijuar me përdorimin e armëve.
Klevis Ndreca ka qenë në makinë me Amarildo Ndojn, ndërsa Daniel Gjeloshi 26 vjeç ka qenë në makinë me Liridon Ismailaj dhe Gerald Bitrin.
Të rinjtë janë konfliktuar verbalisht për shkak se gjatë lëvizjes me makinë kanë kapur pasqyrat e njëri-tjetrit. Konflikti verbal 5 minuta më vonë ka agravuar në përdorimin e pistoletave. 5 minuta para ngjarjes ka ndodhur konflikti për prekjen e pasqyrave të makinës dhe e kanë lënë të takohen e të sqarohen pak më tutje në rrugën ku ndodhi edhe ngjarja. Sapo kanë ndaluar dhe zbritur, Ndreca ka nisur të qëllojë me armë.
Ndreca dhe Gjeloshi kanë qëlluar me armë në drejtim të njëri-tjetrit. Klevis Ndreca ka qëlluar me armë drejt tre të rinjve të tjerë, të cilët i la të plagosur (sot në spital ndërroi jetë Gerald Bitri), nga të shtënat me armë i plagosur aksidentalisht mbeti edhe shoku i tij Amarildo Ndoj dhe shitësja ambulante. Me armë zjarri pistoletë është kundërpërgjigjur edhe Daniel Gjeloshi, por nuk ka plagosur asnjë person.
Komente
