Përplasja me armë në Laç, nënkryetari i Rithemelimit të Berishës i dënuar për vjedhje në Itali! Vite më parë qëlloi me shpullë një polic

30 Nëntor 2022, 11:38| Përditesimi: 30 Nëntor 2022, 12:06

  • Share

Detaje të reja në lidhje me ngjarjen e 28 nëntorit në Laç, ku u qëllua me armë zjarri nga anëtarët e Partisë Demokratike të Rithemelimit të këtij qyteti. Burime për gazetarin e Report Tv Sokol Dema, bëjnë me dije se nënkryetari i degës së Rithemelimit Kastriot Marku, pjesë e konfliktit me armë, rezulton i dënuar për vjedhje në Itali dhe ka vuajtur dënim me 5 vite burg.

Të njëjtat burime saktësojnë se Marku është arrestuar disa kohë më parë edhe në Shqipëri, për llogari të shtetit italian, por gjykata refuzoi ekstradimin dhe u la i lirë. Vite më parë Marku në një konflikt me një punonjës policie e ka qëlluar me shpullë.

Mësohet së më herët ai ka patur mbiemër tjetër, Prenga, të cilin mendohet se e ka ndryshuar për shkak të problemeve me drejtësinë në Itali, ndërsa në kohën kur në pushtet ishte Partia Demokratike ka qenë drejtor i Ujësjellësit të Laçit. Ndërkohë, Van Rica, i arrestuar tashmë për ngjarjen, është kushëri i ish-kryetarit të bashkisë Laç, Bardh Rica.

Kujtojmë se kërkesa për anëtarësime të reja të simpatizantëve me qëllim që të merrnin pjesë në votimet për kandidatët e primareve me 4 dhjetor u bë shkak i konfliktit, i cili u shoqërua edhe më të shtëna me armë zjarri në degën e Rithemelimit në Kurbin.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së hënës (28 nëntor) gjatë një takimi të kësaj force politike dhe sipas burimeve Van Rica i cili mbështeste kandidatin Edmond Shkoza kishte kërkuar anëtarësimin e disa simpatizantëve, por kjo është kundërshtuar nga nënkryetari i degës së Partisë Demokratike të Rithemelimit Kastriot Marku me pretendimin se kishte përfunduar afati i anëtarësimeve.

Në debat e sipër Van Rica ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në korridoret e zyrave të Partisë Demokratike dhe më pas është larguar, por fatmirësisht nuk pati persona të lënduar. 53-vjeçari Rica rezulton të jetë punonjës i një policie private në Laç, çka shpjegon edhe pse ai dispononte një armë. Ndaj tij janë ngritur akuzat “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, "Kanosja” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Gjithashtu në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një armë zjarri pistoletë me të cilën dyshohet të ketë qëlluar anëtari i Partisë Demokratike Van Rica si dhe gëzhojat e gjetura në vendin e ngjarjes

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Loku Salehut: 30/11/2022 13:15

    Heu bre. Van Cica trim mbi trima, qe bon murin bira bira. O Van Cica, trushplari i kti temit.

    Përgjigju
  • Sati: 30/11/2022 11:49

    Urgjen ti vihet emri i tijë ndonjë sheshi a rruge kruesore të qytetit.

    Përgjigju
    • Anonim: 30/11/2022 13:17

      Esht gjall per mimentin por po te kushin ik per lesh do i kishin dergyar ne vorreza te deshmoreve , deshmor te liris si e ka zakin sali shpellkari

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?