Pamje nga vendi i ngjarjes

Kronikë
Top 24

Përplasja me armë në Tiranë, policia zbardh ngjarjen, arrestohet pronari i bar ‘Chicago-s’

18 Shtator 2018, 09:30| Përditesimi: 18 Shtator 2018, 09:56

  • Share

Tirane- Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën “Shefqet Musaraj” te zona e '21 Dhjetorit'' ku pronari i bar ‘Chicago-s’ , Laert Hita u përfshi në një konfliket me A. P., 50 vjeç e qëlluan me armë në drejtim të njeri-tjetrit.

Policia thotë se nga të shtënat nuk ka persona të lënduar. Pas ngjarjes blutë e kryeqytetit thonë se kanë arrestuar shtetasin Laert Hita, për veprat penale “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe Kanosje”.

Po ashtu ata kanë mundur të identifikojnë shtetasin tjetër të përfshirë në konflikt dhe ta shpallin në kërkim për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

Bar Chicago ku ndodhi përplasja me armë
 

Çfarë ndodhi mbrëmë
Këta shtetas mbrëmjen e djeshme rrugën “Shefqet Musaraj”, në lokal ( në pronësi të L. H.,) për motive të dobëta janë konfliktuar fizikisht me njëri - tjetrin, ku gjatë konfliktit kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të njëri - tjetrit, por pa pësuar dëmtime nga të shtënat.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur.

Si u mor vesh ngjarja

Kanë qenë qytetarët ata që kanë sinjalizuar policinë për të shtënat me armë zjarri dhe një person të plagosur, por në momentin që kanë mbërritur blutë e kryeqytetit nuk kanë gjetur asnjë person, pasi 35-vjeçari fillimisht është larguar nga vendi i njgarjes.

Burime për Report Tv pohuan se 35-vjeçari ka plagë të lehta në trup, por policia në njoftimin e sotëm mohoi diçka të tillë.

E ndërsa po punohet për shkaqet dhe identifikimin e arrestimin e autorit, policia ka gjetur dy gëzhoja në vendin e ngjarjes, ka sekuestruar kamerat e sigurisë së lokalit dhe bizneseve pranë tij për të sqaruar plotësisht ngjarjen.

Ngjarja e sotme ka ndodhur pak metra nga vendi ku u vra në fillim të këtij viti 32-vjeçari Emiljano Boçi në një atentat me armë zjarri.

VIDEO nga vendi i ngjarjes

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si mendoni se do të shkojë procesi zgjedhor për 11 majin?