'Liria e shkeljes së etikës brenda konferencave të mia nuk mund të legjitimohet!' Kjo është përgjigja e kryeministrit Edi Rama pas kritikave që shkaktoi vendimi i tij, për të përjashtuar për 3 muaj, nga konferencat e tij, gazetarin Klevin Muka.
Në reagimin e tij kreu i qeverisë thotë se është tërhequr nga përpjekja për të normuar ligjërisht lirinë e shpifjes dhe të fyerjes në epokën e rrjetet sociale, e cila ka marrë përmasa katastrofike dhe këtë e ka bërë si një reagim konstruktiv ndaj kërkesës së komunitetit mediatik për vetërregullim. Por shton kreu i qeverisë, ky vetërregullim nuk ka ndodhur dhe as legjitimimi i lirisë së shkeljes së normave etike në praninë e tij nuk ka për të ndodhur.
Megjithëse asnjë gazetari të asnjë mediaje nuk i ka hyrë asnjë gjemb në këmbë nga kjo qeveri, shton kryeministri Rama, sipas tij janë shtuar shpifjen e ëshë ulur rankimi. Në mbyllje të fjalës së tij, Rama përsërist sërish se askush nuk do të ushtrojë publikisht në mënyrë të përsëritur lirinë e shkeljes së etikës.
‘E përshëndes si shprehje lirie sulmin e disave, që në emër të lirisë së medias kërkojnë legjitimim për lirinë e shkeljes së normave etike deri brenda konferencave të mia për shtyp, sepse jashtë tyre tanimë kjo liri është e legjitimuar plotësisht! Por kërkesa s'mund të plotësohet. Jemi tërhequr nga përpjekja për ta normuar ligjërisht lirinë e shpifjes dhe të fyerjes, që në epokën e rrjeteve sociale ka marrë përmasa katastrofike! Nuk e kemi bërë as nga frika, as nga presionet po si reagim konstruktiv ndaj kërkesës së komunitetit mediatik për vetërregullim.
Ku është vetërregullimi? Nejse, do ta presim pa shpresë se do vijë! Por ndërkohë nuk ka për të ndodhur që të legjitimohet liria e shkeljes së normave etike sy më sy në praninë time. E kam ndryshuar ka kohë qasjen time, jo se janë zhdukur kazanët po se kam reaguar ndaj kritikave. Por ja që asgjë s'ka ndryshuar nga ana tjetër, përkundrazi, megjithëse asnjë gazetari e asnjë medieje nuk i ka hyrë asnjë gjemb në këmbë nga kjo qeveri dhe megjithëse disponimi ndaj pyetjeve e kërkesave për informacion ka qenë maksimal, janë shtuar shpifjet e është ulur rankimi! Si përfundim: Shpifni, gënjeni, sajoni, shkruajeni e fliteni shqipen keq sa të doni, sepse askush nuk do t'ju thotë "plaç", po mos prisni që dhe kur vini për të pyetur mua të ushtroni publikisht në mënyrë të përsëritur lirinë e shkeljes së etikës dhe përsëri të jeni të mirëseardhur!- shkruan kryeministri Rama.
Pak ditë më parë në një konferencë të përbashkët për shtyp me ministren e Jashtme Olta Xhaçka, gazetari pyeti këtë të fundit nëse e ka takuar bashkëshortin e saj, investitor strategjik, në prani të dy anëtarëve të administratës, siç e parashikon kodi i ri etik apo e ka thyer kodin e ri i cili parashikon sanksione deri në largim nga puna. Kjo për kreun e qeverisë u cilësua si shkelje etikës, dhe çoi gazetari për ‘3 muaj në riedukim’.
Nje vendim mjaft i drejte kryeminister…kushdo qe nuk e merr me seriozitet punen qe ben duhet te marre denimin qe meriton
PërgjigjuO barbon nje pyetje te drejt i ka bere, sa jane bere te gjithe politikanet miljardera. Fucking arse Licker
Keto jane gazetare te nxjerre nga profesoret Mark Marku,Gjakmarkaj ,e shum e shum profesor gazetarie te vendosur me shumic,pa merite ne kohen e non gratave.
PërgjigjuBravo Edi Rama je gjigandi i Shqipris në gjith historin e kombit Shqiptar. Malokun salhe bajgën e ke nxjer te plerat. E kta analfabet prap smarin vesh vazhdoin e flasin si karalloi po kta të gjith karotën do të kafshojn se populli ty të do. Hec përpara Ed Rama.
Përgjigjupyetje totalisht jasht etike. gazetar qe nuk e meritojn punen qe bejn shum turp sepse ne si popull duhet te informohemi nga ata
Përgjigjumendoj se gazetaret po abuzojn shume me lirine qe iu eshte dhene. keni folur sic duhet se gazetari duhet te ket etike kur drejton pyetje dhe merr pjese ne konferenca te tilla
PërgjigjuKet gazetarin ja jap me 100 firma qe e pagujn me bo kshu pytjesh se e kam pa edhe here tjeter
PërgjigjuLiria jote mbaron aty ku fillon e imja kshuqe ai gazetari pordhac ta beje mend mire kur te beje pyetje te tilla
PërgjigjuPolitikanet ne Shqiperi jane mesuar me gazetare te blere qe pyetjet ua shkruajne vete dhe kur u vjen ndonje e papritur iu djeg...
PërgjigjuDuje pare dhe analizuar situaten mendoj se eshte e drejte vendimi qe ju dhate z. rama! Gazetari duhet te kete me shume kujdes ndaj pyetjevr te tij!
PërgjigjuJu jap te drejte plotesisht sepse gazetari nuk mund te drejtohet me nje pyetje te tille ministres
PërgjigjuDuhet te jemi te vetedijshem per ate qe flasim
PërgjigjuNe momentin qe flasim duhet tr jemi te vetedijshem
PërgjigjuDuhet te dijme se ca flasim
PërgjigjuSe kuptoj. Gazetaret duhet te bejne pyetje qe te marrin informacion ne lidhje me nje konference te caltuar dhe jo te kalojne cakun duke pyetur per gjera te pahijshme politikanet
PërgjigjuGazetaret duhet te kene etike dhe duhet qe te mesojne qe te drejtojne pyetje ne menyre te duhur
Përgjigjupo ky lakuriqi ka etike?!
Nuk mund te flases si te duash e ti drejtohesh nje kryeminsitri si te teket ty
PërgjigjuPo cjane keta gazetare aman tgjith e kan mar shkollen me mik ose me lek nga koha e saliut se ska shance.nje turp i madh per vendin
Përgjigjukur nuk je i afte per kete pune me mire mos e bej dhe mos iu fut kesaj meseleje.Palogazetar
PërgjigjuMir ja beri te shkoj te mesohet dhe kur te vij heren tjeter te bej pyetjet sic jane per tu bere dhe mos te flasi ne ate menyre
PërgjigjuShum e drejt si gje pse kush esht ai ti drejtohet kryeministrit te vendit me ate menyre,njerez te pa kulturuar
PërgjigjuPo ngelen duke u marre me budallalleqe kto gazetaret si e si te behen te bien ne sy duke thyer cdo norme etike
PërgjigjuTe drejt ka nqs do te besh nje pyetje mbaj radhen tende dhe mos u hidh si gjel
PërgjigjuShume mire ja ka bere Rama te mesoj si te flasin dhe si te sillen kto gazetaret.
PërgjigjuKur te mesoje te sillet kryeministri atehere do mesojne te sillen dhe gazetaret!
Rama shume mire ka bere ka te drejte.
PërgjigjuKorrupsioni dhemb.
Përgjigjupergjigju pyetjeve te gazetarit,,,kryeminuster pis,,jo ne vendin e duhur...
Përgjigjunik besoj se z.rama ka bere shkelje te etikes ndaj gazetarit roli i gazetarit ka perfunduar ne nje mesele cdokush behet gazetar dhe kjo eshte e pa lejueshme
PërgjigjuShume mire ia beri te mesojne te bejne pyetje tamam
PërgjigjuPo mer Zef, si ti kete qejf pyetjet naltmadheria e tij!
Kodin e Etik Ministror (konkretisht Vendim Nr.875, date 29.9.2021 "PER DISA SHTESA E NDRYSHIME NE VENDIMIN NR.830, DATE 15.9.2013 TE KESHILLIT TE MINISTRAVE 'PER MIRATIMIN E KODIT ETIK MINISTROR' "? ------------ https://shqiptarja.com/lajm/kodi-i-etikes-ministrat-jo-takime-me-biznesmene-vetem-ne-kafene-e-restorante-vetem-ne-dite-pushimi-e-festash-jo-veshje-qe-terheq-vemendje-dhe-arredim-luksoz-te-zyres?r=kh11 ------------------------------------------------------ https://ata.gov.al/2021/09/18/mbledhja-e-pare-e-mandatit-te-trete-rama-cdo-anetar-i-kabinetit-do-respektoje-kodin-etik/
Përgjigju