VIP & Spektakël

Përplasja me makinë e Marina Farës që u mbajt e fshehtë, si shpëtoi vajza e Eli Farës pas aksidentit

10 Mars 2019, 18:28| Përditesimi: 10 Mars 2019, 18:37

  • Share

Vajza e këngëtares Eli Farës është përfolur gjatë në rrjetet sociale për shkak të pamjes së saj tërheqëse si dhe për shkak të pozave sensuale që tregon për ndjekësit. Jeta private e Marina Farës nuk ka mbetur aspak jashtë medias. Ajo është përfolur për lidhjet dhe ndarjet e saj, madje pak muaj më parë vajza e këngëtares u vu në qendër të medias pasi u tha se ishte në pritje të ëmbël.

Kohë pas këtyre lajmeve gjithçka u hodh poshtë. Së fundmi një ngjarje e rëndë në jetën e saj e ka berë të qëndrojë larg mediave.

Bëhet fjalë për një aksident me makinë që ajo ka bërë natën e 8 dhjetorit, ndërsa kthehej nga Pallati i Kongreseve në Tiranë ku kishte shkuar për të ndjekur të ëmën në finalen e madhe të Festivalit të 20-të të “Kënga Magjike”, në duetin e saj me Aurela Gaçen.

Miq të afërm të saj kanë njoftuar se Marina pësoi lëndime dhe përfundoi në spital nga ky aksident i rrezikshëm i orëve të vona, por që për fat e kaloi shpejt dhe tani është shëndoshë e mirë, thuhet për Panorama.  Duke qenë se i porositi njerëzit e afërt dhe miqtë të mos flisnin për këtë ngjarje, lajmi mbeti sekret për disa muaj.

Ajo u kthye në rrjetet sociale e transformuar. 

 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?