Politikë

Përplasja me PD-në në Tiranë, Braçe: Banda jote Këlliç mori zvarrë një grua dhe një burrë, e pe vetë zyrën dhe gjete vetëm kokoshka! Jam rrugës për të kallëzuar ty dhe bandën tënde (VIDEO)

11 Maj, 22:41| Përditesimi: 11 Maj, 23:56

  • Share

Një përplasje dhe debat i fortë ka ndodhur pasditen e sotme në kryeqytet, në zonën e “Petro Ninit”.

Kandidati i PD-së, Belind Këlliçi ka hedhur akuza ndaj PS-së dhe deputetit Erion Braçe se në një zyrë të socialistëve në këtë zonë organizohen blerja e votave me para.

Në vendngjarje ka qenë prezente edhe policia, teksa deputeti Braçe për transparencë ka marrë Këlliçin në ambientet e zyrës së pretenduar për të parë vetë nga afër se çfarë kishte brenda.

Por Këlliçi është pas verifikimit ka ngritur akuza publike për blerje votash.

Me anë të një reagimi publik në rrjetin social Facebook, Braçe, që kandidon në listën e hapur të Tiranës, ka bërë një sqarim duke mohuar akuzat dhe deklaruar se do bënte një kallëzim penal për “Bandën e Belind Këlliçit”.

Braçe sqaron se në zyrë Këlliçi dhe Policia pas kontrollit kanë gjetur vetëm qesen me kokoshkat, pasi ajo ishte një zyrë normale pune dhe jo siç pretendohej. Madje shton se i ka treguar kandidatit të PD-së edhe frigoriferin, teksa ai ka pohuar vetë se nuk dyshonte as te Braçe dhe as të disa socialistë të tjerë, por pas kësaj doli dhe hodhi akuza publike.

“Erion Braçe nuk ka lekë për të blerë vota, nuk ka pasur kurrë para për të blerë vota. Që prej vitit 1996 Erion Braçe nuk ka blerë kurrë vota, ndaj i them bandës së Këlliçit, që morën zvarrë një grua dhe një burrë, se jam rrugës për t’i kallëzuar”, shprehet socialisti.

Ligjvënësi shprehet se Këlliçi i kishte thënë edhe në prezencë të të tjerëve se nuk kishte pretendime.

Postimi i Erion Braçes:

“PËR BELINDIN DHE BANDËN E TIJ SHËTITËSE!

JO TI, POR NUK KA MBI DHE NJE NJERI QE PREK ME DORË SOCIALISTËT!

Banda jote ka marrë zvarrë një grua, ka goditur një burrë dhe jam rrugës për të kallëzuar BANDËN TËNDE ELEKTORALE-e para kjo;

E dyta, thuaji njerëzve që në zyrë të futa unë, të tregova qartë çdo cep të zyrës, madje çfarë kishte brenda lavatriçja, frigoriferi, qeskat e kokoshkave;

E treta, thuaji njerëzve që mua aty më the që ti BELINDI nuk ke pretendime se unë kam prekur e blerë qoftë edhe një gjysmë vote!!

TANI MUND TË THUASH Ç’TË DUASH, POR BËHU BURRË E THUAJ TË VËRTETËN!

KAQ!”

Reagimi i Erion Braçes në Facebook

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria votoi për Kuvendin e ri, si ju duk procesi i votimit?