Përplasja me Vuçiç në OKB, nënkryetari i LDK: Kurti ka dështuar! Serbia damkosi Kosovën në sytë e aleatëve

9 Shkurt, 12:22| Përditesimi: 9 Shkurt, 13:11

  • Share

Kosova dhe Serbia u përplasën në akuza në seancën e Këshillit e Sigurimit të OKB për ndalimi e dinarit. Për presidentin Vuçiç vendimi është sulm ndaj serbëve, ndërsa Kurti tha se po zbaton Kushtetutën dhe se nuk do të lejojnë më që Serbia të financojë kriminelët dhe terroristët. Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka komentuar në Report Tv këtë përplasje të ashpër mes Kurtit e Vuçiçit.

Haziri thotë se qeveria e Albin Kurtit ka dështuar të koordinohet me aleatët, SHBA e BE, në raport me politikiat që po ndjek për Serbinë. Sipas tij, të gjithë këtë situatë Vuçiç e përdori në Këshillin e Sigurimit për të dëmtuar reputacionin e Kosovës.

"Serbia për shkak të dështimit të qeverisë së Kosovës me u koordinuar me aleatët e shfrytëzoi për të nxjerr sa më keq Kosovën, në mënyrë që të dëmtojë reputacionin tonë. Kurti nuk ka arritur me dështu këtë qëllim të Serbisë, në vend se të koordinohet me faktorët politik, edhe opozitën komunitetin serb, SHBA e BE, ai u ndesh me Vuçiç në Këshillin e Sigurimit.

Serbia u akuzua për aktin terrorist në Basnjskë, ndërsa për Kosova u koordinua ashpër për moskoordinim me aleatët. Ky është boomerang për Kurtin”, tha Haziri.

Nënkryetari i LDK-së thotë se politika e jashtme e qeverisë Kurti ka dështuar dhe se lëvizja e Vuçiç në OKB kishte si qëllim damkosjen e Kosovës sikur nuk po zbaton të drejtat e serbëve në veri.

“Ishte një dështim. Kurti dhe politika e tij e jashtme ka dështuar ka një kohë të gjatë. Është pushtuar nga rrjeti i interesave politike, më shumë merren me hetime të brendshme se sa me zhvillimin e politikave të jashtme. Kjo lëvizje e Vuçiç ka pas qëllim ta damkosë Kosovën në kuptimin e moszbatimit të të drejtave të serbëve në veri”, tha Haziri.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?