Even Babasi, djali i ish-deputetit të PD Ndriçim Babasi

Përplasja mes djemve të oligarkëve, njëri u plagos, djali tjetër i ish-deputetit të PD-së shpallet në kërkim

20 Korrik 2020, 09:29| Përditesimi: 20 Korrik 2020, 16:51

  • Share

Përplasja me armë në një nga lokalet e zonës së ish-bllokut në Tiranë, ku mbeti i plagosur Gazmir Bushaj, bodigardi i F. H dhe Rois Babasi, djali i ish-deputetit të PD, Ndriçim Babasi, ka sjellë identifikimin dhe shpalljen në kërkim të personit, që ka qëlluar me pistoletë. Për policinë dhe prokurorinë e Tiranës nuk ka asnjë dyshim se personi, që ka hapur zjarr me një pistoletë tip “Bereta” duke qëlluar me një plumb të vetëm në këmbë, Gazmir Bushaj, është Even Babasi, djali tjetër i ish-deputetit të PD.

Ndaj Even Babasit, prokuroria e Tiranës ka ngritur dyshimet për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve” dhe “Plagosjes së rëndë me dashje”. Ndërkohë nga dita kur ka ndodhur ngjarja e deri tani, Even Babasi, nuk është mundur të lokalizohet dhe arrestohet nga policia. Duke ju referuar pamjeve filmike të sekuestruara nga kamerat e lokalit ku ndodhi sheri, rezulton se Even Babasi rreth orës 00:30 të datës 16 korrik 2020, qëlloi me armë zjari në drejtim të bodigardit të djalit të biznesmenit të njohuir F. H, Gazmir Bushaj, duke e lënë të plagosur në këmbë.

Goditja me armë ka ardhur menjëherë sapo Bushaj, ka bërë përpjekjen e dytë për të goditur me thikë, vëllain e Evenit, Rois Babasin, i cili momentalisht ndodhet i shtruar në një spital privat jashtë rrezikut për jetën, pasi ka një plagë në krahë të shkaktuar nga përdorimi i thikës prej ish-policit Gazmir Bushaj. Për Roisin, dy ditë më parë gjykata e Tiranës, caktoi masën e “arrestit në burg” për një periudhë 10 ditore nga 40 ditë që kërkoi prokurori i çështjes, Leonard Filopati.

Ndërkohë i proceduar për “Plagosje të lehtë me dashje” në dëm të Rois Babasit, është ish-polici dhe tashmë bodigardi Gazmir Bushaj. Sipas raportit të prokurorisë në këtë përplasje të ndodhur në ish-bllok, janë përfshirë djemtë e oligarkëve, si djali i I. H., F. H. dhe bodigardi i tij, Gazmir Bushaj, dy djemtë e deputetit të PS T. D, J. dhe M. D., djemtë e ish-deputetit të PD, Ndriçim Babasit, Even dhe Rois Babasi, si dhe Ervis Bajraktari dhe Ritvan Toskaj.

Duke ju referuar pamjeve filmike që “Shqiptarja.com” ka mundur ti shikojë, dallohet qartë se mes personave të mësipërt që përrbëhen nga dy grupe të rinj, ka ndodhur fillimisht një konflikt fizik me njëri-tjetrin dhe më pas protagonistët kanë përdorur thika dhe pistoleta. Njeriu që shfaqet në pamjet filmike me thikë në dorë dhe që qëllon drejt Rois Babasit, është bodigardi i F. H., Gazmir Bushaj.

Babasi merr një plagë në krahë dhe sapo Bushaj bën tentativën e dytë për ta sulmuar me thikë Babasin, ai është qëlluar vetëm njëherë të vetme në këmbë, nga një person tjetër që shfaqet shumë shpejt, në rrezen e kamerës që ka filmuar ngjarjen. Ky person që është identifikuar si Even Babasi, ka shtënë vetëm një herë dhe ka plagosur Bushaj në këmbë, i cili më pas është rrëzuar në tokë dhe gjatë rrëzimit.

Nga filmimet duket që Bushaj i bie nga dora dhe thika, me të cilën vetëm pak sekonda para, kishte qëlluar Roan Babasin. Pas krismës së pistoletës të gjithë personat largohen, ndërkohë në vendngjarje, ka mbërritur një patrullë policie, e cila ka sekuestruar një thikë dhe një gëzhojë pistolete.

 

Ne.k.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 21/07/2020 01:07

    C'mund te presesh nga bij injorante te prinderve Akoma me injorante.Ky Babasi, ve bast qe as shqip nuk di,duket nga emri qe I ka vene djalit=EVEN ,besoj qe as e di c'd.m.th ne shqip ,mire qe s'ia ka vene tractor .

    Përgjigju
  • Tironci: 20/07/2020 22:41

    Ku eshte PDja qe nuk prononcohet per keto kriminele,te babait te tyre deputet te partise se krimineleve? sikur te ishte ndonje femij i deputeteve te PSse nuk do kishte gazete apo portal qe ti mbante shkrimet e fyrjet dhe sharjet per keto femijete e deputeteve te PSse.

    Përgjigju
    • Oop: 25/07/2020 16:07

      Po ta kishe lexu lajmin do e kishe kuptu qe ne sherr jan perfshi dhe cunat e tomes

  • genti: 20/07/2020 14:27

    fatmiri eshte shume djale i urte te gjithe te tjeret jan malok plera femi vrasesish! tom doshi ka bere vrasje babasi po ashtu edhe babi i vis bajraktarit ka vra nje pukjan jane plera ordinere

    Përgjigju
    • Aaaaaa: 05/08/2020 17:19

      Po ju e lexoni apo se lexoni artikullin apo thjesht delironi me budalliqet qe thoni. Fatmiri te ishte aq i urt nuk merrej me cuna sa gjysma e moshes s vet si langaraq.

    • politikani: 20/07/2020 18:33

      kush esht ky fatmiri o shoku?biznesmeni apo ndonje nga keta legenat e sherrit?

  • Qytetar: 20/07/2020 14:00

    keta jane njerezit qe i fali Rama gjithe shqiperine. Qellojn me arme ne mes te njerezve dhe policia e shtetit me Lleshajn nuk bejne asnje deklarate. A ka me vend per kete njeri si minister ??

    Përgjigju
    • katnari: 20/07/2020 18:36

      po pse duhet te mbaj fjalim policija per nje sherr me plagosje.deklaraten e bene ....ku e shef ti qe gaboi policija? pastaj pse e paska fajin edi me milionerat?ne mos gaboj esht cuni i nje ish deputeti te pd.cop malokesh qe po kerkojne te zaptojne territor ne tirane e bejne si kafshe

  • nuk ka oligarke ka vetem shkerdhata: 20/07/2020 11:31

    Ca behet keshtu, u dhi muhabeti te gjithe djemte qe kane ca pare nga baballaret kontabandiste dhe deputete, konvertohen ne te ashtuquajtur oligarke, ku je o sopate bjeru dhe caju ballin te vene e te futen andej nga kane dale

    Përgjigju
  • sherr miliarderesh: 20/07/2020 11:22

    Ah more Fatmir Hysenbelliu cfare ben keshtu? haha

    Përgjigju
    • JH000: 20/07/2020 11:50

      rrote k*rit ky tipi. Gjithe ato para e mundohet te beje te fortin. Per dy pare spec te iken jeta

  • Dragon: 20/07/2020 10:44

    Sa here policia te beje kontrolle te befasishme ne bllok do te gjeje arme. Gjithe femijet e ketij kontingjenti kriminal qe u duket vetja vip, bredhin me armë.

    Përgjigju
  • Kafsha: 20/07/2020 10:39

    Për 30 vjet bajgeria e tille qe infektoi shtetin duke e shkaterruar ate, me baballaret e tyre qe shtetin ua zaptuan shqiptareve dhe ua lane prone femijeve të tyre kriminele si vete ata, ka bere namin. Për 30 vjet nuk iu eshte dridhur qerpiku i syrit. Kane dashur dhe vazhdojne të bejne sic u ka dashur qejfi.

    Përgjigju
  • Hajde dru me pre: 20/07/2020 10:38

    Evens-Rois-Ndricim... Po Desdemona ku është? A keni dru me pre, zotni?

    Përgjigju
    • opinioni: 21/07/2020 01:17

      Ore kush eshte desdemona ndonje dashnore apo fmi i jashligjshem se spo kuptojm

    • Oshee: 20/07/2020 15:09

      Desdemonen e ka te Aviacioni mos ki merak se ja njohin te gjithe.

  • Tralala: 20/07/2020 10:29

    Ky eshte dobic ..ska lidhje me deputetin.

    Përgjigju
  • Vlora: 20/07/2020 10:27

    Ore babaset i morem vesh, po keta te tjeret...j.d, e f. H kush jane? Pse s’i thoni?

    Përgjigju
    • Per onin: 20/07/2020 12:11

      Oni, ca lesh futbollisti thua ti o vella, ai ishte lojtar me dy kembe te majta

    • Oni: 20/07/2020 10:50

      T’i s’njeh FH? Futbollistin e famshem? Ate qe babi nga nuk dha leke e s’e nisi dot nje ndeshje si titullar? Ku jeton ti zotni?

  • Lush berbali: 20/07/2020 10:02

    He , tani dhe ju ! Pse talleni ? A jane oligarke ? A i kane keta te mirat materiale ? Normal ,edhe plumbat kata duhet t'i hane. T'i marrin te gjitha per vete.

    Përgjigju
    • Ttyy: 20/07/2020 11:32

      Babai ketyre ka privatizuar gjysmen a malit te krujes duke bere gurore

  • WTF: 20/07/2020 09:45

    Vertet mendon se katunari Babasi eshte oligark? Me vjen shume keq per ty si gazetar qe nuk e ke idene e fjales oligark.

    Përgjigju
    • Poison: 21/07/2020 07:17

      Babasi te Peshon me leke

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?