Anëtarët e fisit Rraja në Fushë Krujë kanë ushtruar dhunë ndaj dy kushërinjve Maja, pasi këta ishin akuar për shpërthimet në gurore, e cila është në pronësi të Përparim Rrajës.
Por, puna vijon në gurore, ndërsa Report Tv sjell video nga shpërthimet në gurore pasditen e sotme, 7 korrik 2023. Ndonëse pas videos skandaloze, ku anëtarët e fisit rraja ushtrojnë dhunë barbare ndaj dy kushërinjve Bilbil dhe Jashar Maja, puna vijon pa asnjë ndërprerje edhe pse banorët e zonës shprehin shqetësimet për dëmet që u shkakton në banesa.
Madje, dy kushërinjtë Maja ishin ankuar për shpërthimet edhe në polici, por nuk është marrë asnjë masë.
Lajmi kryesor:
VIDEO/ ‘Vrite, vrite!’ U ankuan për guroren në Krujë, fisi i deputetit Rrahman Rraja dhunon barbarisht me shkopinj bejsbolli dy kushërinjtë Maja! Në kërkim djali dhe dy vëllezërit e tij
SI.E./ReportTv.al