Politikë

Përplasja në Dibër, Lleshaj: KZAZ-ja dhe policia po sulmohen me molotov nga opozita

28 Qershor 2019, 21:54| Përditesimi: 28 Qershor 2019, 21:59

  • Share

Vijnë reagimet e para pas përplasjeve mes policisë dhe militantëve të PD-së në KZAZ-në nr. 19 në Dibër.

Ora 21:56
Përplasja në Dibër, Lleshaj: KZAZ-ja dhe policia po sulmohen me molotov nga opozita

1561751783_1561751599kzazdiber22.jpg
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka reaguar pas përplasjeve në Dibër. Ai thotë se militantët opozitarë po sulmojnë me molotov KZAZ-në.  "Verbëria e dhunës politike po sulmon sot me molotov KZAZ e vendosur në shkollën “Nazmi Rushiti” dhe Policinë në Dibër, nën drejtimin e përfaqësuesve të lartë të opozitës. Ligji do të veprojë pa asnjë mëdyshje ndaj çdo forme të krimit!" shkruan ai.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?