Shkrimtarja Flutura Açka, e cila kandidon nën siglën e PD-së në qarkun e Elbasanit deklaron se përplasja e djeshme mes militantëve në Elbasan është një kambanë alarmi pasi situata mund të agravojë.
"Kemi parë pamje më të tmerrshme por janë zile alarmi për këto që merret me politikë, dhe për policinë se ky qytet duhet të jenë në vëmendje. Ambasadorja e SHBA deklaroi se ky qytet duhet të jetë në vëmendje, të shumëfishtë në këtë qytet nuk mund ti lihet në dorë kaosit dhe bandave dita e zgjedhjeve".
Açka kërkoi nga qeveria të mbajë përgjegjësi, edhe pse përplasja e djeshme u provokua nga militantët demokratë.
"U përshkrua si incident por nuk është incident. Fushata në Elbasanit mund të rrëshqasë në situata të rrezikshme. Na duhet të jemi krah qytetarëve e ti bindim se në zgjedhje do shkohet me qetësi. Qeveria të mbajë përgjegjësi që opozita të respektohet, qytetarët të respektohen për të shkuar në kutinë e votimit të qetë".
Teksa kremtohej dita e verës, paraditen e së dielës, bulevardi u shndërrua në arenë grushtesh.
Një grup militantësh me flamuj të PD-së thirrën 'Rama ik', duke sjellë reagimin e mbështetësve socialistë. Një ditë pas ngjarjes, nuk ka asnjë person të proceduar, ndërsa policia thotë se po vijojnë hetimet.
Po qene ato socialiste atehere ka ardhe fundi i botes. Ato ne qytet ne i njohim mire se kush jane. Po aq mire dhe policia dhe prokuroria por askush nuk vepron
Përgjigju