Rois dhe Ndriçim Babasi

Përplasja në ish-Bllok, lirohet nga qelia njëri nga djemtë e ish-deputetit të PD-së, tjetri në kërkim

20 Gusht 2020, 16:41| Përditesimi: 21 Gusht 2020, 12:40

  • Share

Është lënë i lirë Rois Babasi, djali i ish-deputetit të PD  Ndriçim Babasi, që mbeti i plagosur me thikë nga Gazmir Bushaj, bodigardi i F.H. Vendimi për lënien e tij të lirë është marrë pas përfundimit të afatit 10 ditë “arrest në burg” të caktuar nga gjykata e Tiranës.

Pavarësisht kësaj mase, mësohet se Rois Babasi, nuk është mbajtur  në burg, por ka qëndruar i shtruar në kushte spitalore pasi ishte plagosur lehtë në ngjarjen e datës 16 korrik në ndodhur në ish-Bllok. Tashmë në kërkim policor për këtë ngjarje është Even Babasi, djali tjetër i Ndriçim Babasit, që qëlloi me armë Gazmir Bushaj, duke e plagosur në këmbë.

Për policinë dhe prokurorinë e Tiranës nuk ka asnjë dyshim se personi, që ka hapur zjarr me një pistoletë tip “Bereta” duke qëlluar me një plumb të vetëm në këmbë, Gazmir Bushaj, është Even Babasi, djali tjetër i ish-deputetit të PD.

Ndaj Even Babasit, prokuroria e Tiranës ka ngritur dyshimet për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve” dhe “Plagosjes së rëndë me dashje”. Ndërkohë nga dita kur ka ndodhur ngjarja e deri tani, Even Babasi, nuk është mundur të lokalizohet dhe arrestohet nga policia.

Duke ju referuar pamjeve filmike të sekuestruara nga kamerat e lokalit ku ndodhi përplasja, rezulton se Even Babasi rreth orës 00:30 të datës 16 korrik 2020, qëlloi me armë zjarri në drejtim të bodigardit të djalit të biznesmenit të njohur F. H. Gazmir Bushaj, duke e lënë të plagosur në këmbë. Goditja me armë ka ardhur menjëherë sapo Bushaj, ka bërë përpjekjen e dytë për të goditur me thikë, vëllain e Evenit, Rois Babasin.

Ndërkohë i proceduar për “Plagosje të lehtë me dashje” në dëm të Rois Babasit, është ish-polici dhe tashmë bodigardi Gazmir Bushaj. Sipas raportit të prokurorisë në këtë përplasje të ndodhur në ish-Bllok, janë përfshirë djemtë e oligarkëve, si djali i I. H., F. H. dhe bodigardi i tij, Gazmir Bushaj, dy djemtë e deputetit të PSD. T. D, J. dhe M. D., djemtë e ish-deputetit të PD, Ndriçim Babasit, Even dhe Rois Babasi, si dhe Ervis Bajraktari dhe Ritvan Toskaj.

Foto nga vendngjarja

Komento

Komente

  • Kasem gahinji: 20/08/2020 18:34

    Po te lexoni komentin tim ne diten qe eshte raportuar nga mediat per ngjarjen ,kam thene se femijet e kryegangsterit babasi nuk ka per ti gjetur gje dhe do lirohen .i pari u lirua.i dyti ,edhe pse rendohet nga shmangja duke u fshehur,kur te kapet ,prape do lirohet.pse?drejtesia e blere.hasan zyko kamber ka lene nje monument te shkruar:-"kadiut(gjukatesit)ti rrefeç parane,ters e vertit sheriane,per para shet edhe t'ane ,ja di kimene parase".

    Përgjigju
  • Reli: 20/08/2020 18:06

    Turp.

    Përgjigju
  • Miku: 20/08/2020 17:13

    Mendo te jetosh tek shimpazet e Shqiperisë qe vrasin perdhunojne e vjedhin e su hyn gje ne kembe.. Sbehet me ai vend

    Përgjigju
  • astriti: 20/08/2020 17:11

    nuk kishte si te ndodhte ndryshe ! do ishim cuditur nese do kishte ngelur ne burg djali i deputetit

    Përgjigju
  • Hahahahha: 20/08/2020 17:01

    A b c ç d dh popullit n gurrmaz Mbeç more shoke mbeçe

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?