Zbardhet dinamika e sherrit të ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në një lokal pranë Liqenit Artifical në Tiranë.
Në lokalin ku ndodhi sherri mes një grupi personash gjatë mbrëmjes së të mërkurës në Tiranë, fillimisht kanë ardhur 5 persona, më pas 2 të tjerë dhe në fund edhe një tjetër. Konflikti mes tyre ka nisur pasi njëri prej tyre nuk ka pranuar t'i japë dorën dhe nuk i ka folur njërit prej djemve të pranishëm në tavolinë.
Pas kësaj ka nisur një debat i rëndë me fjalë banale, dhe ka përfunduar deri në përleshje të rëndë fizike, me sende të forta. Njëri prej djemve ka dalë jashtë, ka marrë te makina pistoletën dhe me tytën e armës ka goditur një tjetër.
Në këtë moment dyshohet se është qëlluar të paktën 1 herë, që fatmirësisht plumbi nuk ka prekur njeri. Pas të shtënës të gjithë janë larguar nga vendngjarja me disa makina. Pasi policia mbërriti, përmes pamjeve të kamerave ka mundur të identifikojë të plotë të gjithë personat e përfshirë në konflikt.
Një pjesë e tyre janë gjetur dhe shoqëruar, përfshirë dhe shumë të tjerë si dëshmitarë, ndërsa disa janë shpallur në kërkim. Në orët në vijim, në përfundim të marrjes në pyetje pritet t'u komunikohet masë arresti.
Komente
