Pamje prane vendit ku ka ndodhur përplasja

Kronikë

Përplasja në Mamurras, arrestohet ‘i forti’ që u përfshi në sherrin e policisë me Fufët

6 Maj 2021, 10:57| Përditesimi: 6 Maj 2021, 11:30

  • Share

Arrestohet në Tiranë, Florian Gega (njihet si një nga “të fortët” e zonës) një nga personat e përfshirë në konfliktin e Mamurrasit ku polici David Medani plagosi me armë dy kolegë të tij Ilir Zeka dhe Flamur Lleja dhe Nikollë Fufin pas një përplasje më 13 prill të këtij viti. 

Fufi dhe 2 policët Flamur Lleja dhe Ilir Zekaj, janë qëlluar në këmbë dhe të 3 u transportuan në spitalin e Traumës jashtë rrezikut për jetën. Tre efektivet e policisë kanë ndaluar automjetin në të cilin lëviznin 4 të përfshirët në këtë përplasje, por ata nuk iu janë bindur bluve për ti kontrolluar. Në këtë moment ata janë konfliktuar dhe përplasur verbalisht me policinë dhe në sherr e sipër njëri nga efektivet e patrulles ka nxjerrë armen e shërbimit dhe ka qëlluar.

Si nisi përplasja

Gjithçka filloi gjatë një kontrolli të efektivëve në lokal, për aktivitet të paligjshëm në fushën e lojërave të fatit. 3 policët, David Medani, Ilir Zeka dhe Flamur Lleja, kryen kontroll në ambientet e lokalit të njërit prej të përfshirëve, për aktivitet të paligjshëm në fushën e lojërave të fatit, por kanë hasur në kundërshtimin Nikoll Vorfi (Fufi), i cili u shoqërua më pas në polici për sqarimin e situatës dhe më pas është lënë i lirë. Por ngjarja nuk është lënë me kaq, ku Nikoll Vorfi së bashku me Gjon Fufin dhe Rudolf Fufin kanë pritur që efektivët të ndërronin turnet e shërbimit dhe u kanë dalë përpara punonjësve të policisë me qëllim goditjen me mjete të forta. Ndodhur para këtij fakti, punonjësi i policisë David Medani i cili në kushtet e vetëmbrojtjes ka nxjerrë armën e shërbimit dhe pasi i ka paralajmëruar ata, ka përdorur armën, në fillim duke gjuajtur në ajër dhe pastaj nga goditja me sende të forta e shtetasve, ka kryer qitje të pakontrolluar duke plagosur shtetasin Nikoll Vorfi dhe dy kolegët e tij Ilir Zeka dhe Flamur Lleja.

Komento

Komente

  • tosi: 07/05/2021 07:01

    Ky horri i Mamurrasit duhet te jete antar i bandes se naziskineve te komanduar nga kryevagabondi i pd Flamur Herman Geringu qe dogji deren e kryeministrise me molotov . Ky Muli horri qe do pushtet tani hyri me force ne drejtorine e policise Tirane per te penguar arrestimin e banditeve te molotovit. Dhe populli shqiptar ne menyre spektakolare ja nxori per hunde pd se protestat me molotov duke e lene dhe 4 vjet ne opozite bashke me sektin naziskin te Nafije dybekut turikalit te leshitlikes. Le ta provojne pereseri horrat e Astirit te prishin krishtlindjet ne Tirane duke prishur semaforet, ndricuesit dhe zbukurimet e festes se pastaj jo ne 2029 por as ne 2049 nuk vijne me ne pushtet.

    Përgjigju
  • Shefi: 06/05/2021 17:32

    Prap paska te forte gjall? He se do e gjejne dhe keta te forte qe kan ngel

    Përgjigju
    • Andrea: 08/05/2021 23:36

      Ne mamurras vetem gangsters e trima ka o bos Nuk ka lapera si ta dini mir t gjith populli

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?