Përplasja në Nagorno-Karabakh, Ministrat e Jashtëm të Azerbajxhanit e Armenisë bien dakord të mbajnë bisedime në Moskë 

9 Tetor 2020, 10:47| Përditesimi: 9 Tetor 2020, 13:04

  • Share

Përplasjet ushtarake mes Azerbajxhanit dhe Armenisë për vënien nën kontroll të rajonit të kontestuar Nagorno Karabakh,  vazhdojnë ende, qindra njerëz kanë humbur jetën si pasojë e konfliktit, mijëra shtëpi janë shkatërruar dhe bombardimet me raketa vazhdojnë ende. Në Barda, një nga qytetet më të goditura ditët e fundit, familjarët  dhe miqtë i dhanë lamtumirën e fundit ushtarëve të vrarë, megjithëse ende nuk ka një shifër zyrtare për numrin e ushtarëve azere të vrarë në luftimet me Armeninë.

 

Zyrtarët e Azerbajxhanit akuzojnë forcat armene se vijojnë të sulmojnë shumë nga fshatrat dhe qytetet, duke lënduar civilët e njëjta akuzë ngrihet edhe nga pala armene.

Së fundmi të dy vendet kanë konfirmuar se ministrat e tyre të jashtëm do të shkojnë për bisedime në  Moskë, e cila ka kërkuar armëpushim mes palëve. Lajmin e dha zëdhënësja e ministrisë së jashtme Ruse Maria Zakharova.

Përpjekjet e Moskës , Francës, Gjermanisë dhe SHBA kanë hasur vështirësi jo vetëm nga palët e përfshira drejtpërdrejt në konflikt por edhe sepse Turqia mbështet fuqishëm Azerbajxhanin.

Autoritetet armene akuzojnë Azerbajxhanin për bombardimin e asaj që njihet si 'Katedralja e Shenjtë e Shpëtimtarit', sulme gjatë të cilit u lënduan edhe dy gazetarë.  Sulmi u konsiderua nga Jerevani zyrtar si krim lufte.

Azerbajxhani dhe Armenia zhvilluan një luftë të përgjakshme  për vënien nën kontroll të Nagorno-Karabakut në fillimin e viteve 1990. Mijëra persona humbën jetën në të dyja palët, dhe me mijëra persona u detyruan të zhvendosen nga banimet e tyre.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?