Politikë

Përplasja në Vaqarr, reagon administratori: Sajim i turpshëm, tregon se kanë frikë nga humbja! Kallëzim në SPAK për Belind Babalen

22 Prill 2021, 13:40| Përditesimi: 22 Prill 2021, 13:49

  • Share

1619091938_20181119122230vaqarr.jpg

Administratori i Njësisë Vaqarr, Gentian Myrta ka reaguar menjëherë ndaj Partisë Demokratike, duke deklaruar se do të depozitojë në SPAK një kallëzim ndaj kandidatit të PD, Belind Këlliçi për shpifje, duke sajuar audiopërgjime që ngjasojnë me përgjimet e Babales dhe Salianjit.

Përmes një postimi në Facebook, Gentian Myrta sqaron se audiopërgjimi “Babale 2” i shpëndarë sot nga PD-ja është tërësisht i sajuar dhe tregon se PD ka frikë nga humbja e 25 prillit. 

“Partia e Babales qenka në dëshpërim total. Janë kaq shumë të frikësuar nga humbja e 25 prillit saqë kanë marrë në ndihmë montazhierët diletantë të Shqup-it dhe kanë sajuar një audiopërgjim të turpshëm që veçse i certifikon si partia e babaleve të Salianjit. Sqaroj se pseudopërgjimi Babale 2 është një sajesë e ulët që do të marrë dënimin e merituar nga SPAK, njësoj si babale 1 dhe do e nxijë edhe më shumë faqen e partisë së babaleve. Që sot do të paraqes në SPAK një kallëzim për kallëzimin e rremë të Belind Babales”, shkruan Myrta.


Lajmi kryesor:

Grupi i PD bllokon shpërndarjen e ushqimeve për iftar në Vaqarr, hetohet për plagosje Florenc Hoxha! 'Do ta bëj trupim vrima, vrima', i kërcënuari: Si më goditi në makinë


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?