Volodymyr Zelensky dhe Donald Trump në Zyrën Ovale, 28 shkurt 2025

Bota

Përplasja në Zyrën Ovale me Zelenskyn, Trump: Ishte si t’i marrësh karamelet një fëmije! Askush nuk ka qenë më i ashpër me Rusinë sesa unë

9 Mars, 15:43| Përditesimi: 9 Mars, 18:12

  • Share

"Nuk mendoj se Zelensky është mirënjohës ndaj Shteteve të Bashkuara." 

Kështu është shprehur presidenti Donald Trump për homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, në një intervistë për Fox Neës.

Sa i përket debatit të tij me liderin ukrainas në Zyrën Ovale, Trump tha se "ishte si t’i marrësh karamelet një fëmije".

"Ai është një djalë i ashpër, ai ka marrë shumë para nga ne",- shtoi presidenti republikan. 

Qëndrimin e tij nga Rusisë, Trump e cilësoi si ndër më të ashprin të mbajtur ndonjëherë ndaj Moskës nga një president amerikan apo lider tjetër botëror. 

"Projekti më i madh që ata kishin bërë ndonjëherë ishte gazsjellësi Nord Stream 2. Do të furnizonin me gaz Gjermaninë dhe të gjithë të tjerët në Evropë. Dhe çfarë bëra unë? E ndalova",-tha Trump.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ndoca: 09/03/2025 16:06

    A tu fol Rroka, tu ndgjue Bardhoka! Tan Rrok e Bardhok ka kryjt jan malok!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?