Përplasja për Avokatin e Popullit, Balla për Report Tv: Të jetë pa lidhje politike, Ballanca nuk rizgjidhet! 14 maji? Do të fitojmë edhe në Bashkinë Shkodër

28 Dhjetor 2022, 16:06| Përditesimi: 28 Dhjetor 2022, 16:16

  • Share

Dy emrat e opozitës për Avokat të Popullit, Ledio Braho dhe Altin Goxhaj u rrëzuan me votat e mazhorancës me të njëjtin argument: Këtë institucion nuk duhet ta drejtojë një figurë e angazhuar politikisht. Mazhoranca thotë se nuk do të lëkundet nga ky qëndrim edhe në fazën e dytë të këtij procesi, teksa opozita që propozon kandidatët kalon në një tjetër sfidë për të gjetur një emër konsensual mes 2 kampeve të përçarë brenda selisë blu.

E sigurt është, se nëse do të ketë një rikandim të Avokates aktuale të Popullit Erinda Ballanca, që i ka mbaruar mandati, kriteri që do i garantojë votën kundër të mazhorancës, është përfshirja e saj politike.

“Këtu ne kemi bërë një diskutim me opozitën dhe kemi kërkuar që avokati i popullit të jetë një personalitet në fushën e jurisprudencës por jo në ndonjë lidhje të caktuar me partinë demokratike. Avokati i një partie politike nuk mund të jetë avokati i popullit dhe dialogu konstruktiv nuk është Pazar”, u shpreh ai.

Në një intervistë për Report Tv, kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla tha se në zgjedhjet e ardhshme vendore të 14 majit, socialistët do të fitojnë edhe bashkinë e Shkodrës që aktualisht drejtohet nga kryebashkiaku Bardh Spahia, i grupit të rithemelimit.

“Kemi parasysh një kandidaturë shumë të shkëlqyer që do ti japim Shkodrës në këto zgjedhje. Është një ekspert i padiskutueshëm i menaxhimit dhe administrimit të projekteve për shumë vite me radhë, por le të jetë kolegia ime Spiropali si drejtuese politike e qarkut që ta komunikoj atë me ju”, tha kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste.

Balla theksoi se në 2023, Kuvendi do të jetë i angazhuar me një agjende legjislative të rëndësishme, dike iu referuar reformës zgjedhore, amnistisë fiskale rrugëtimit drejt integrimit evropian, ku kuvendi ka për detyrë përafrimin e legjislacionit me atë të BE-së.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • ilir: 28/12/2022 17:21

    foli kokcepi, qe edhe me lulin ps i humbi zgjedhjet ne te gjithe veriun , mos harrojm kishin kundershtar lulin qe e vune vete, edhe me lulin qe vune vete nuk fituan ne veri, tani edh vloren do ta humbin keta te mbaruar, ishalla kokcepi fiton ne librazhd, ne qytetin me te zhvilluar ne shqiperi :)))))))

    Përgjigju
  • Mario: 28/12/2022 16:50

    Shkodra urren komunistat dhe ne veçanti ata qe koken e kane me 5 cepa. Fmijet e ish bllokmenbe kirr sdo fitojne

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?