Përplasja për balonën spiune, Sekretari Blinken shtyn vizitën në Pekin! Kina: E përdorim për motin

3 Shkurt 2023, 17:02| Përditesimi: 3 Shkurt 2023, 17:05

  • Share

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka vendosur ta shtyjë vizitën në Pekin, njoftuan mediat amerikane, vizitë që ishte parashikuar të zhvillohej në datat 5 dhe 6 shkurt. Arsyeja për këtë është balona kineze që u vu re të fluturonte mbi qiellin amerikan. Zoti Blinken nuk donte që kjo çështje të dominonte takimet e tij me zyrtarët kinezë, raportojnë më tej media amerikane. Përmes një deklarate të bërë mbrëmjen e së premtes Ministria e jashtme e Kinës konfirmoi se balona e vërejtur mbi qiellin amerikan është e saj.

Në njoftimin zyrtar thuhej se “mjeti fluturues është kinez dhe po përdoret për kërkime meteorologjike dhe kërkime të tjera shkencore. Për shkak të ndikimit të erërave perëndimore dhe pamundësisë për ta kontrolluar, balona devijoi nga kursi i saj”.

Objekti që duket se është një balonë përgjimi është vërejtur mbi qytetin Billings, në Montana. Ajo po fluturon në një lartësi mbi trafikun ajror komercial dhe nuk paraqet rrezik ushtarak apo fizik për njerëzit në tokë.

“Po shikoja nga dritarja si zakonisht, kur vura re balonën. Në fillim mendova se ishte një yll, por kjo s’kishte mundësi pasi ishte mesi i ditës. Më pas e kuptova se ishte shumë i madh për të qenë yll”, tha zoti Doak.

Incidenti mund të nxjerrë në pah deri ku Pekini dhe Uashingtoni janë të gatshëm të shkojnë për të spiunuar njëri-tjetrin ndërsa tensionet mes superfuqive botërore janë në rritje. Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken pritet të udhëtojë në Kinë javën e ardhshme për një vizitë për të cilin kishin rënë dakord në nëntor presidenti Biden dhe presidenti kinez Xi Jinping.


Lajmi kryesor:

Balona spiune kineze në qiellin e SHBA, fluturoi mbi një bazë me raketa bërthamore! Blinken shtyn vizitën drejt Pekinit! Kina: E kishim për motin


K.T./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?