Kronikë

Përplasja për Cirkun e Tiranës, kreu i Sindikatës së Artistëve: Cirkun çojeni ku të doni, mjafton të punojë dhe artistët të mos mbesin rrugëve

20 Tetor 2021, 13:28| Përditesimi: 20 Tetor 2021, 15:05

  • Share

Kryetari I Sindikatës së Artistëve, Reshat Ibrahimi, i cili është vendosur në krah të artistëve të cirkut ka vetëm një kërkesë nga Bashkia Tiranë dhe Ministria e Kulturës se Cirku të vendoset ku të dojë mjafton të funksionojë dhe artistët të mos mbesin rrugëve.

"Në 2017 u përballëm me përmbarimin dhe pas 4 vitesh vijon të ndodh e njëjta gjë. Ne kemi bërë disa kërkesa. Ne u them vetëm një gjë çojeni çadrën e cirkut ku të doni, mjafton që Cirku të vijojë punën dhe artistët të mos përfundojnë rrugëve. Problemi i çadrës është bërë një gangrenë prej 10 vitesh", tha Ibrahimi.

Edhe një artist i Cirkut tha se edhe pse kanë bërë disa kërkesa në Ministrinë e Kulturës nuk kanë gjetur zgjidhje.

"Vendimi i Gjykatës Administrative është dhënë në dhjetor të 2019 ku pronarit i kthehen 1073 metra katror prone publike. Historia e cirkut ka 62 vite po në të njëjtin truall. Ka qenë problematikë më parë më 400 metra katror dhe iu shton edhe 1073 metra katror dhe pronari i ka  marrë të gjitha ambientet. Ne kemi kërkuar zgjidhjen e këtij problemi nga Ministria e Kulturës meqë jemi në varës të saj, kemi kërkuar ambient të ri por ende nuk kemi marrë asnjë përgjigje. Aktualisht po bëhet një takim i mbyllur dhe presim se çfarë do të bëhet", tha një artist i Cirkut.

Ditën e sotme përmbaruesit kanë shkuar për të zbatuar urdhrin e boshatisjes së Cirkut dhe mbylljen e çadrës së Cirkut, në një kohë kur artistët po mbanin një shfaqje në shenjë proteste kundër çmontimit të tij. Përplasjet kanë nisur që kur Gjykata Administrative me vendim të formës së prerë i ka kaluar truallin ku ndodhet cirku pronarit.


Lajmi kryesor:

Përmbarimi shkon të prishë Cirkun e Tiranës, aktorët shfaqje në shenjë proteste: Shpronësoni tokën që të mos ikim ose përgatisni një ambient të ri  


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?