Përplasja SHBA-Rusi, gjykata ruse burgos ish-marinsin amerikan për spiunazh

15 Qershor 2020, 12:00| Përditesimi: 15 Qershor 2020, 12:01

  • Share

Një gjykatë në Rusi ka shpallur fajtor për spiunim, ish-pjesëtarin e marinës amerikane, Paul Whelan, akuzë të cilën ai dhe zyrtarët amerikanë e kanë dënuar ashpër.

Një gjykatë në Moskë i ka shqiptuar Whelanit dënimin prej 16 vjetëve burgim, në një proces gjyqësor të mbajtur me dyer të mbyllura, për shkak të të dhënave që përfshijnë materiale të klasifikuara si dhe me qëllim të ruajtjes së distancës, pas shpërthimit të koronavirusit të ri.

Whelan, 50-vjeçar, që ka edhe shtetësi britanike, kanadeze dhe irlandeze, është arrestuar në Moskë, në dhjetor të vitit 2018, derisa në muajin mars të këtij viti ka nisur procesi gjyqësor ndaj tij.

Ai ka mohuar vazhdimisht të gjitha akuzat.

Prokurorët kanë pretenduar se kanë gjetur një disk me informacione të klasifikuara, në pronësi të Whelanit.

Whelan ka thënë se është përfshirë në këtë rast, kur ka marrë një pajisje për ruajtje të informacioneve nga një shok, duke besuar se në të ka foto të pushimeve.

Ai ka pretenduar se akuzat kundër tij janë të motivuara politikisht.

Përveç kësaj, Whelan ka akuzuar rojet e burgut për keqtrajtim.

Whelan ka qenë shef për siguri globale në një kompani amerikane që shet pjesë për makina, në kohën kur është arrestuar.

Ai dhe familjarët e tij insistojnë se ai ka vizituar Rusinë për të marrë pjesë në një dasmë.

Para vendimit, zyrtarët amerikanë i kanë bërë thirrje Moskës që të lirojë Whelanin, pas kritikave ndaj autoriteteve ruse për “trajtim të turpshëm” të tij.

Ambasadori amerikan në Rusi, John Sullivan, ka thënë se gjykimi nuk ka qenë as i drejtë as transparent, dhe se nuk ka të dhëna për ndonjë krim të kryer nga Whelan.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?