Përplasja te FRD, reagon Partia Demokratike: Rama është në panik, sulmi vetëm se doli në opozitë

12 Mars 2021, 13:49| Përditesimi: 12 Mars 2021, 14:15

  • Share

1615549536_meta4.jpg

Pas përplasjes së turpshme sot në zyrat e FRD-së në Tiranë, ka reaguar edhe Partia Demokratike, e cila kryeson koalicionin opozitar ku bën pjesë edhe partia e Sali Shehut tashmë.

PD thotë se përdorimi i forcës policore kundër një partie është tregues se Rama është kundërshtar i lirisë.

"Partia Demokratike dënon aktin bruta, të urdhëruar nga Edi Rama kundër partisë Fryma e Re Demokratike. Përdorimi i forcës policore kundër një partie politike është treguesi më domethënës se Edi Rama është kundërshtar i lirisë dhe i demokracisë. Vendimi për të nxjerrë FRD-në nga selia për arsyen e vetme se doli në opozitë dhe iu bashkua koalicionit të PD-së provon se Edi Rama është një një politikan hakmarrës dhe i rrezikshëm për demokracinë dhe për qytetarët. Edi Rama po vepron në panik, pasi ai e kupton më mirë se kushdo që është i humbur. Në 25 prill , pushteti i tij autoritarist, shteti i tij policor do të marrë fund! Qytetarët do të votojnë për PD dhe koalicionin tonë për të sjellë ndryshimin", thuhet nw reagimin e PD-sw.


Lajmi kryesor:

Bashkia u kërkon të lirojnë zyrat! Sherr dhe përplasje fizike te FRD, Meta kërcënon policët: Do ju çoj në burg me duart e mia, do përfundoni nën këpucët e shqiptarëve! VIDEO nga përleshja


K.T./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?