Përplasja e trenave në Indi

Përplasja tragjike e trenave në Indi, trupat e më shumë se 50 viktima ende të paidentifikuara! Familjarët në pritje të analizave të ADN-së

5 Korrik 2023, 10:53| Përditesimi: 5 Korrik 2023, 10:58

  • Share

Një muaj pas aksidentit tragjik në Indi, ku dy trena u përplasën në Odisha duke shkaktar mbi 293 viktima, trupat e më shumë se 50 pasagjerëve të tjerë që po udhëtonin në dy trenat nuk janë gjetur ende.

Aksidenti tragjik që ndodhi më 2 qershor në Odisha , pasi një tren pasagjerësh goditi një tren mallrash dhe doli nga shinat shkaktoi një tragjedi ku qindra persona humbën jetën dhe mbi një mijë  të tjerë u plagosën.

Një muaj pas tragjedisë që tronditi Indinë, vendi ku nd0odhi aksidenti fatal ka fshirë pothuajse çdo gjurë të ngjarjes, pas restaurimeve që u bënë.

Ndërkohë që shumë familje janë ende në kërkim të trupave të të dashurve të tyre, që ishin pjesë e udhëtimit të papërfunduar me trenin fatkeq.

Shiv Charan, i cili jeton në shtetin lindor të Bengalit, e ka kaluar muajin në Odisha duke pritur lajmi për identifikimin e trupit të vëllait të tij, Krishra.

Në një spital shumë pranë vendit ku ndodhi aksidenti, janë 52 trupa të shpërfytyruar, të cilët kanë marrë plagë të tmerrshme nga përplasja, duke e bërë procesin e identifikimit akoma më të vështirë për familjet e tyre.

Charan bën vizita të shpeshta në spital me shpresën për të gjetur trupin e vëllait të tij Krishra, me të cilin foli disa çaste para përplasjes. Por pritja po zgjat pafund.

Ai thotë se ka mundur të identifikojë vetëm disa nga rrobat e vëllait të tij, por ende nuk ka mundur t'i kërkojë ato pasi është në pritje të rezultateve të testit të ADN-së.

Ashtu si shumë të tjerë, edhe Charan ka dërguar mostrat e tij për testim të ADN-së - një proces që autoritetet po përdorin për të identifikuar trupat për të siguruar që ata të shkojnë në familjen e duhur.

"Askush nuk më ka thënë se kur do të vijë raporti," tha Charan, duke shtuar se ai nuk do të largohej pa trupin e vëllait të tij.

Anzarul Haque, një tjetër viktimë, ka lënë pas gruan dhe tre fëmijët e tij të vegjël. Në shtëpinë e tij në shtetin e Bengalit Perëndimor, gruaja e tij shpërthen në lot shpesh, pasi trupi i burrit të saj është ende i zhdukur.

Javën e kaluar, 29 trupa u identifikuan me raporte të ADN-së dhe zyrtarët tani po ua dorëzojnë familjeve përkatëse.

Sa i përket 50 trupave ende të paidentifikuar, autoritetet thonë se me kalimin e kohës, identifikimi i tyre  do të bëhet gjithnjë e më e vështirë.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?