Nga foltorja e Kuvendit, Kreu i LZHK, Dashamir Shehi ka komentuar përplasjen e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj me presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Dukën. Shehi iu referua gjuhës së përdorur nga Veliaj në audio-përgjimin, ku tha se nëse kjo gjuhë përdoret për topin e federatës, nuk imagjinohet se ç’bëhet për zgjedhjet.
“Është një sherr pafund, por i pajustifikuar dhe moral brenda. Nuk është puna a është burrë i mirë apo i keq ai te federata. Por nëse duhet hequr gjenden format dh mënyrat për të larguar një nga posti. Me atë gjuhë që përdor ai kryetari i bashkisë, është gjuha për ti dhënë krah dhunës, agresiviteti, injorancës. Ky është një turp i madh. Kaq rëndësi paska topi në Shqipëri që bëhet kaq zhurmë. Më lind me të drejtë dyshimi, kur për një federatë si kjo e Shqipërisë bëhet gjithë kjo hata imagjino ç’të bëni ju për zgjedhjet. Kjo më tremb mua. Do doja të reflektoni për këtë fenomen. Kjo sallë është përdorur me të gjitha fjalët e këqija për politikën e madhe. Çfarë do bëhet për zgjedhjet që janë pa asnjë muaji, apo për të tjerat”, deklaroi Shehi.
Lajmi kryesor:
Berisha rikthehet në Kuvend! PD: PS pengoi punën hetimore për inceneratorët! Basha-Ramës: Ke shpenzuar 150 mijë € naftë për udhëtim me charter! I përgjigjet Spiropali: Vërtetove që je kryetari me vulë
SI.E.//ReportTv.al