Një patrullë ushtarake pranë kufirit Afganistan-Pakistan (Foto e 12 tetorit)

Bota

Përplasje e armatosur mes Afganistanit dhe Pakistanit në kufi, 32 të vrarë nga të dyja palët

12 Tetor, 16:06| Përditesimi: 12 Tetor, 16:07

  • Share

Dhjetëra luftëtarë humbën jetën gjatë përplasjeve të armatosura në kufirin mes Pakistanit dhe Afganistanit, kanë njoftuar të dyja palët të dielën, duke e bërë këtë përballje luftarakisht më të rëndë mes dy vendeve që nga ardhja e talibanëve në pushtet në Kabul, sipas Reuters.

Ushtria pakistaneze tha se 23 ushtarë të saj ishin vrarë gjatë përplasjes. Ndërsa talebanët njoftuan se në anën e tyre kishin humbur 9 luftëtarë.

Tensionet kanë shpërthyer pasi Islamabad kërkoi nga talebanët që të veprojnë kundër militantëve që kanë intensifikuar sulmet në Pakistan, duke thënë se këta militantë veprojnë nga baza në Afganistan. Talibanët, që morën pushtetin në vitin 2021, e mohojnë praninë e militantëve pakistanezë në territorin e tyre.

Të dyja palët kanë pohuar se kanë shkaktuar humbje shumë më të mëdha tek pala tjetër, pa ofruar prova të këtyre pretendimeve. Pakistan tha se ka vrarë më shumë se 200 luftëtarë të talibanëve dhe aleatëve të tyre afganë, ndërsa Afganistani njoftoi se ka eliminuar 58 ushtarë pakistanezë.

Përplasjet duket se kanë zgjatur deri të dielën në mëngjes, sipas zyrtarëve të sigurisë pakistaneze.

Kabuli njoftoi të dielën se kishte pezulluar sulmet me kërkesë të Katarit dhe Arabisë Saudite. Të dyja vendet e Gjirit Arabe kishin shpallur shqetësimin për përplasjet.

V.GJ /ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria ndaloi përdorimin e monopatinave, si ju duket vendimi?