Mediat greke raportojnë se një përleshje e ashpër mes dhjetëra romëve dhe shqiptarëve ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në perëndim të Selanikut .
Sipas informacioneve raportohet se ngjarja gjithçka ka ndodhur pak pas orës 22:00 në Parkun Peristeria. Sipas dëshmitarëve, shkak ka qenë një debat mes dy të miturve të dy familjeve që janë grindur me njëri-tjetrin, pas kësaj, dy gratë e dy familjeve filluan të konfliktoheshin me njëra-tjetrën, dhe më pas konflikti vazhdoi me përfshirjen e më shumë se 20 personave të dy familjeve. Konflikti zgjati për rreth një orë ku u përdorën gurë, shishe alkooli dhe sende të tjera.
Si pasojë e përplasjes fizike, dy persona janë plagosur dhe katër tjerë janë arrestuar.