Arbitri dhe Lebron James

Përplasje e frikshme me Lebron James, arbitri amerikan mbetet i gjakosur gjatë ndeshjes së basketbollit (VIDEO)

21 Maj 2023, 13:13| Përditesimi: 21 Maj 2023, 13:20

  • Share

Një lëndim të frikshëm ka pësuar gjyqtari amerikan Scott Foster nga ylli i NBA-së, Lebron James në sfidën e tretë finale të Konferencës së Perëndimit mes Log Angeles Lakers dhe Denver Nuggets.

LeBron James u nis në një kundërsulm të shpejtë, ndërsa aksidentalisht u përplas me gjyqtarin Foster të cilin e lëndoi jo edhe pak.

Foster nga përplasja me James në çerekun e dytë të ndeshjes mbeti i lënduar, pasi buza e tij filloi të rrjedhke gjak.

James vazhdoi aksionin dhe me tu ndalur ai është rikthyer te gjyqtari duke i kërkuar falje.

Gjithsesi pasi stafi mjekësor ndërhyri, Foster vazhdoi lojën deri në fund të saj, edhe pse buza e tij her pas here rrjedhte gjak dhe kishte nevojë për intervenim.

 

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?