Franco Morbidelli

Përplasje e frikshme në pistë, piloti italian i MotoGP përfundon në tokë pa ndjenja! Dërgohet në spital

31 Janar, 12:46| Përditesimi: 31 Janar, 12:48

  • Share

PORTUGALI - Moment i frikshëm për italianin Franco Morbidellin në pistën e Portimaos. Piloti i Pramac në MotoGP, i angazhuar në një seancë stërvitore (gjatë testeve SBK) me Panigale V4S së bashku me pilotë të tjerë të Akademisë dhe vëllezërit Marquez, u përfshi në një rënie me shpejtësi të madhe në kthesën 9.

Aksident I rëndë për ‘Morbidon’, i cili u rrëzuar në mënyrë të fortë duke goditur kokën. I pari që ndaloi ishte Marc Marquez me vëllain e tij Alex. Vëllezërit Marquez ndihmuan Morbidellin, pa ndjenja për një kohë të papërcaktuar, në pritje të ndërhyrjes së shërbimeve të urgjencës së cirkuitit.

Dinamika e rënies bëri të nevojshme që Morbidelli t'i nënshtrohet kontrolleve mjekësore, fillimisht në Qendrën Mjekësore të cirkuitit dhe më pas në spital. Testet e kryera deri më tani nuk kanë zbuluar ndonjë gjë serioze, por ende priten rezultatet e ekzaminimeve të mëtejshme.

"Pas një përplasjeje të rëndë, Franco u dërgua menjëherë në spital për ekzaminime të mëtejshme. Testet fillestare kanë dhënë të dhëna inkurajuese për gjendjen e tij aktuale, ai do të kalojë natën në Spitalin Faro për arsye parandalimi dhe sigurie”, thuhet nga ekipi.

 

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?