Eduart Shaka

Bota

Përplasje fatale në Itali, humb jetën në aksident 44-vjeçari shqiptar! Italiani udhëtonte në korsinë e kundërt

27 Dhjetor, 18:41| Përditesimi: 27 Dhjetor, 18:44

  • Share

Një 44-vjeçar shqiptar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur në Itali.

Sipas mediave vendase, policia e gjeti shqiptarin e identifikuar si Eduart Shaka jashtë makinës së tij, disa metra më tutje pas përplasjes kokë më kokë me një makinë që vinte nga ana e kundërt.

Nga hetimet paraprake rezultoi se 44-vjeçari shqiptar, banues në Nervesa della Battaglia, nuk kishte vendosur rripin e sigurimit.

Drejtuesi i Golfit që u përplas me Fiat Punto-n e shqiptarit është nën hetim.

Bëhet fjalë për një 53-vjeçar nga Carbonera. Golfi i drejtuar nga 53-vjeçari, ndodhej në korsinë e kundërt për arsye ende të paqarta, dhe u përplas kokë më kokë me Fiat Punton e Shakës.

Ndërsa përplasja ishte fatale për shqiptarin, 53-vjeçari mori dëmtime të lehta dhe u transportua në spitalin e Trevisos.

I lindur në Durrës, Eduart Shaka, i cili jetonte me vajzën e tij, u transferua në Itali në vitin 2010.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?