GREQI- Një përplasje me armë ka ndodhur mes një grupi të armatosur dhe policisë në Greqi, në Peramë, ku kanë mbetur një i vdekur dhe 7 të plagosur. Sipas mediave greke, policia i ka bërë më shenjë drejtuesit të një makine, në të cilën ndodheshin edhe të dy persona të tjerë, që të ndalonte për një kontroll.
Por drejtuesi i mjetit nuk i është bindur urdhrit të policisë dhe është larguar me shpejtësi. Efektivët i janë vënë nga pas në ndjekje, e cila ka përfunduar në rrugën Elpidos, në Peramë. Në momentin e ndalimit, drejtuesi i makinës ka përplasur një motor të policisë, duke bërë që këta të fundit të qëllojnë me armë.
Njëri nga tre personat që ndodhej në makinë ka humbur jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur, së bashku me gjashtë policë. Ndërsa personi i tretë që ka qenë në makinë, ka mundur të arratiset dhe është shpallur në kërkim.
Mediat greke kanë publikuar pamje nga ngjarja e rëndë që ka ndodhi mbrëmjen e djeshme në vendin fqinj, me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e 7 të tjerëve, mes të cilëve 6 prej tyre ishin policë të forcave DIAS.
Mediet greke njoftojnë se sipas burimeve policore, efektivët i kanë bërë sinjal shoferit të një makine, i cili ndodhej brenda me dy persona të tjerë, të ndalonte për kontroll. Por, drejtuesi i mjetit nuk ka respektuar urdhrin për të ndaluar, duke i dhënë gaz makinës për t’u larguar.
Si rrjedhojë ka nisur një përndjekje nga ana e policisë që përfundoi në rrugën "Eldidos".
Po administra ka 7 vjet qe nuk rriten pagat, vetëm kostoja e jetesës eshte rritur me te pakten 30 për qind! Te mos flasim për pensionet që nuk ju dalin as për ilaçe.
Përgjigju