Përplasja me armë për një vajzë në Shijak, arrestohet “ish-i” përndjekës! Në kërkim shpallen 2 të tjerë

23 Mars, 11:57| Përditesimi: 23 Mars, 16:52

  • Share

SHIJAK- Lidhja 4-vjeçare me një vajzë e Albano Domit, e cila ishte mbyllur rreth një muaj më parë, u bë shkak për konfliktin me shkrehje armësh të premten, (22 mars 2024) në Shijak, ku nga shkëmbimi i të shtënave mbeti i plagosur një i rastësishëm, Enidor Dedja.

Domi, edhe pse ishte ndarë nga ish e dashura, sërish vijonte nga ngacmonte. Burime pranë bluve i thanë Report Tv se rreth një javë para konfliktit të armatosur Albano Domi shkoi në Tiranë dhe ngacmoi vajzën dhe kjo e fundit të gjithën mësohet se ia ka rrëfyer të motrës.

E motra, e cila bashkëjeton me një djalë tjetër, Xhejms Palodhin, ia ka treguar këtij të fundit se ish i dashuri vijonte t’i ngacmonte motrën. Një ditë para të shtënave në Shijak, Palodhi dhe Domi u takuan në Durrës dhe nga debati që i kërkonte të mos i ngacmonte më kunatën, të dy përfunduan duke u rrahur me njëri-tjetrin.

Albano Domi mësohet se dëmet e shkaktuara nga përplasja fizike me 33-vjeçarin Xhejms Palodhi i justifikoi para policisë sikur kishte rënë nga shkallët. Ditën e konfliktit, Palodhi mori me vete mikun e tij Arbër Hoxha dhe shkuan në Shijak me pretendimin për t’u sqaruar me Domin dhe sapo kanë hyrë në dyqanin e tij ka nisur përleshje mes të treve, e cila ka vijuar me nxjerrjen e armës nga Arbër Hoxha, një plumb prej të cilit preku Enidor Dedjan, pa asnjë lidhje me konfliktin.

Në këtë rrëmujë plumbash, Albano Domi ka nxjerr pistoletën dhe u është kundërpërgjigjur agresorëve, por plumbat e armës së tij, për fat të mirë, nuk dëmtuan njeri.

Hetuesit e Sektorit të Krimeve të Rënda në Durrës arrestuan një ditë pas ngjarjes 27-vjeçarin Domi, nën akuzë për kanosje dhe armëmbajtje pa leje, pasi iu gjet në shtëpi edhe pistoleta që qëlloi në konflikt, ndërsa në kërkim u shpallën Xhejms Palodhi dhe Arbër Hoxha, pala tjetër, nën akuzë për vrasje me dashje e mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.

*Raportuan për Shiptarja.com gazetarët Aldo Mustafa dhe Sokol Dema

Foto: Pistoleta e sekuestruar

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?