Personat e gjendur në qendrën tregtare duke u larguar

Bota
Top 24

I riu qëllon me kallashnikov në qendrën tregtare në Teksas, 21 të vdekur, njerëzit largohen të tmerruar (FOTO+VIDEO)

3 Gusht 2019, 21:08| Përditesimi: 4 Gusht 2019, 14:00

  • Share

TEKSAS- 21 persona kanë mbetur të vdekur nga një sulm me armë zjarri të ndodhur këtë të shtunë në qytetin e El Pasos në Teksas.  CNN raporton se nga sulmi kanë mbetur të plagosur të paktën 26 persona, mes tyre edhe një fëmijë.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se autor i këtij sulmi ka qenë Patrick Crusius, një 21-vjeçar i cili ka qëlluar me kallashnikov në drejtim të turmës. Ai ka nisur të qëllojë që nga parkingu i qendrës tregtare dhe më pas është afruar pranë turmës duke qëlluar në drejtim të njerëzve të cilët ndodheshin në ambientet e brendshme të saj.

Autori është vënë në prangat e policisë ndërkohë që autoritete po punojnë për zbardhjen e plotë të dinamikës së kësaj ngjarjeje. Personat të cilët janë gjendur në qendrën tregtare në momentin e sulmit janë larguar të tmerruar, ndërkohë që tre restorante në zonë kanë mbyllur dyert duke reaguar ndaj situatës emergjente.

 

Komento

Komente

  • Fredi: 04/08/2019 09:24

    Anerika për këta raste, kriminelit t jep karrigen elektrike. Shqipnia i fut mren n burg dhe i ushqen një jet nga taksat tona.

    Përgjigju
  • Kafsha: 04/08/2019 08:46

    Bajg!

    Përgjigju
  • Lexue: 04/08/2019 08:27

    300 vjet ne Amerike edhe nuk po integrohen te bardhet. Trump, urgjent te kthehen te gjithe ne Evrope me vaporin me te pare.

    Përgjigju
    • adamo311: 06/08/2019 05:19

      Nganjehere eshte me mire te besh pyetje, nga pyetja meson!!!

  • Tirana: 03/08/2019 22:33

    Kjo ashte amerika si po plasi shqiptaret me ik.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?