Provat qe u paraqiten ne gjykate

Burgjet kërkuan izolimin e pacientit 0 dhe 'Avdylajve'! Gjykata e rrëzon! (Provat e përplasjes me gardianët te 313-ta)

29 Maj 2020, 12:50| Përditesimi: 30 Maj 2020, 08:52

  • Share

Kaos, konflikte mes të burgosurve dhe kundërshti të gardianëve është situata e krijuar në qelitë e paraburgimit 313-të pak javë më parë teksa u shënuan rastet e para të të infektuarve me covid-19. 

Report Tv mëson se kreu i burgjeve Agim Ismailaj ka kërkuar izolimin në qeli të pacientit të parë 0, italianit Givani Cosimo dhe anëtarëve të grupit ‘’Avdylaj’’. Megjithatë, kjo kërkesë është rrëzuar nga Gjykata me argumentin se nuk ka prova. Vendimi është marrë sot nga gjyqtarja Migena Lasku. 

Ismailaj kërkoi izolimin për thyerje të rregullave në qeli për Hajri Seferin, Astrit Avdylin, Altin Avdylin, Saimir Gjepalin. 

Në gjykatë janë paraqitur si provë foto dhe pamje filmike të dokumentuara, ku tregohej revolta e të burgosurve ndaj punonjësve të policisë. Në dosjen e bandës së Avdyljave mbi përplasjen janë publikuar edhe kërcënimet e anëtarëve të kësaj bande ndaj policëve. Ata i kanë kërcënuar me vdekje punonjësit e policisë ndërsa kanë lëshuar edhe një sërë ofendimesh ndaj tyre.

Ka për t’ju q*robt, do t’ju zhduk, e degjeneruat o legena. Do t’ju vrasim e presim ju që po na ngacmoni… nuk kontrolloni dot Avdylajt ju’, janë disa nga kërcënimet e bandës së Avdylajve akuzuar për trafik dhe prodhim të lëndëve narkotike.

Gjatë përplasjes mes policisë dhe të burgosurve këtyre të fundit iu është gjetur një telefon celular.

Provat qe u paraqiten ne gjykate

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?