Donika Prela, Ina Rama, Natasha Mulaj

Përplasje mes grave të forta të drejtësisë/ Donika Prela: Prisja që Ina Rama të dorëhiqej, i hetova kushërirën, Natasha Mulajt po i hetoj vëllezërit për vepra të rënda penale

4 Shtator 2020, 08:05| Përditesimi: 4 Shtator 2020, 09:05

  • Share

Komisioneri Publik ka depozituar dje në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit një dokument prej 18 faqesh, duke parashtruar argumentet dhe rrethanat e fundit se pse duhet të shkarkohet nga detyra prokurorja Donika Prela, më parë kryeprokurore e Krimeve të Rënda. Zonja Prela u konfirmua në detyrë nga shkalla e parë e Vetingut në maj të vitit 2019, por Komisioneri Publik kërkon në KPA shkarkimin e saj nga detyra me argumentin se nuk justifikon një pjesë të pasurisë me të ardhura të ligjshme. Procesi ghyqësor në KPA për çështjen e zonjës Prela vijon prej disa muajsh. Në korrik 2020, Donika Prela kërkoi përjashtimin nga trupi gjykues të Ina Ramës dhe Natasha Mullajt, pasi Ina Ramës i kishte hetuar kushërirën për falsifikim të dokumenteve shkollore, ndërsa Mullajt po i heton vëllezërit për shkatërrim prone, prodhim dhe shitje të armëve dhe municioneve luftarake dhe kanosje.

Dokumenti trajton dhe pasqyron pretendimet e Donika Prelës, e cila shprehet se kishte pritur që Ina Rama të jepte vetë dorëheqjen nga trupi gjykues. "Me marrjen dijeni të trupit gjykues, kam pritur që gjyqtarët znj.Ina Rama (anëtare) të deklarojë ekzistencën e konfliktit të interesit në rastin e gjykimit tim dhe të jepte dorëheqjen, pasi, me cilësinë e prokurores në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, kam zhvilluar hetime në ngarkim të shtetases..., kushërirës së znj.Ina Rama, për veprën penale të parashikuar nga neni 187/1 i K.Penal. Kjo shtetase më ka bërë të ditur që është vajza e dajës së Ina Ramës dhe, për këtë fakt, ishte në dijeni dhe kushërira e saj, znj.Ina Rama. Shtetasja ka pretenduar se po abuzoja me detyrën në rastin konkret, pasi për këtë fakt ishte konsultuar dhe me Ina Ramën dhe unë, si prokurore, nuk kisha të drejtë... Në këto kushte, unë, si kërkuese, po ju bëj së pari me dije këtë konflikt interesi të znj.Ina Rama dhe duke kërkuar njëkohësisht dhe përjashtimin e saj nga gjykimi", ka pohur Donika Prela.

Ndërsa për rastin e Natash Mulajt, Donika Prela është shprehur se "Me cilësinë e prokurores në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, jam duke zhvilluar hetime në procedimin penal nr.*, datë *.3.2020, regjistruar për veprën penale të “Shkatërrimit të pronës”,“Prodhimit dhe shitjes së armëve dhe municioneve luftarake” dhe “Kanosjes”, të parashikuar nga nenet 150,278, dhe 84 të K. Penal....Nisur nga mbiemri i njëjtë i personave * që kam në hetim me atë të znj.Natasha Mulaj, kam verifikuar gjeneralitetet e personave subjekt hetimi dhe ato të kryetares së trupit gjykues znj. Natsha Mulaj dhe nga regjistri i gjendjes civile të shtetasve më ka rezultuar se bëhet fjalë për vëllezërit e anëtares së trupit gjykues... Në rastin konkret, fakti që unë zhvilloj hetimet penale sa më sipër, ku dyshohet të jenë përfshirë familjarët e gjyqtares Natasha Mulaj, vëllezërit e saj, bën të pashmangshëm konfliktin e interesit të saj në gjykimin tim dhe njëkohësisht vë në dyshim serioz të bazuar paanësinë e saj në gjykim".

Po çfarë qëndrimi mban Komisioneri Publik?

Komisioneri konstaton se sa i takon Ina Ramës, nga vetë deklarimet e zonjës Prela provohet fakti që ajo vetë ka qenë në dijeni të rrethanave të konfliktit të pretenduar nga publikimi i trupit gjykues deri më 17.7.2020, kur është zhvilluar seanca e parë e këtij gjykimi, ku dhe paraqiti kërkesën për përjashtim. "Në rastin konkret, në vlerësim të të gjitha rrethanave të mësipërme, Komisioneri Publik vlerëson se paraqitja nga subjekti i rivlerësimit i kësaj kërkese, në këtë fazë të procedurës gjyqësore të apelimit, duhet konsideruar një përpjekje për të vonuar seancën dhe, në përgjithësi, për të vonuar procesin e saj të rivlerësimit, sjellje e cila duhet të merret parasysh nga ky trup gjykues në vlerësimin përfundimtar të subjektit, në kuptim të nenit 48 të ligjit nr. 84/2016, sipas të cilit bashkëpunimi dhe sjellja e subjektit të rivlerësimit me Kolegjin, është faktor me rëndësi në vendimmarrjen gjatë procesit", thuhet në dokument. Sa i takon Natasha Mulajt, sipas Komisionerit Publik, në rastin konkret, Donika Prela, "në vlerësim të të gjitha rrethanave, duhet të kishte

konsideruar më së pari se ajo vetë, si zyrtare në ushtrim të detyrave publike, ndodhet në kushtet e konfliktit të interesit dhe se, në këtë kuptim, duhet të ishte subjekti i rivlerësimit që duhej të tregonte integritetin e duhur dhe të dorëhiqej nga hetimi i procedimit konkret, sa kohë ky procedim ishte regjistruar më vonë në kohë nga ardhja në dijeni e trupit gjykues, që pritej ta gjykonte në Kolegj".

Dokumenti i Komisionerit Publik për përplasjet e Donika Prelës me Ina Ramën dhe Natasha Mulajn
(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë të Komisionerit Publik)

Komento

Komente

  • Plugu: 04/09/2020 18:53

    Padrejtesisht quhen gra te forta pasi nuk kane treguar asnjehere force per te denuar peshqit e medhenj, apo personat te ashtuquajtur VIP-a, por jane bere pale me to te perfituar edhe keto pjesen e tyre te rishperndarjes se parave te pista.

    Përgjigju
    • Boss ene Trim: 04/09/2020 20:04

      Prokuroret jan njerezit Me te felliqur te ketij vendi . Mbyllin dosje per para , duke len te lir hajdutet dhe ti shohesh perball diten perdiell Sepse keta rrac qener tallen e marrin lek nen dore . Neper dura sillen dhe si te fort por jasht mbajn kapele e nderrojne trotuar !!! Por dardha e ka bishtin mbrapa per ta !!! Shesin njeri tjetrin tek grupet kriminale , takohen neper palestra neper vende qe si shko njeriu ne mendje ,, por ka dhe njerez me te zgjuar me me lek se keta horra pederasta prokurora . Ilace femijeve ju bofshin se jan klasa mo e degjeneruar e shqiperis , ata te paret ne 41bis !!!!!!!!!!!!

  • Deny: 04/09/2020 14:18

    Donikaaaa jep doreheqjen para se te te shkarkojne me ceremoni. Ne durres te njohin mire kush je.

    Përgjigju
  • Pjeter: 04/09/2020 13:27

    Une nuk i kuptoj keto jutistet qe deklarojne Hetova kete,po hetoja kete,ate!!!!,e pastaj? Edhe une me aq sa mendoj ju mund te jeni te korruptuara,dhe korrupsioni eshte akuze e rende,por a ka dale ndonje vendim gjyqi?Ato hetime do i cojne perpara te tjeret po te mos e kaloni ju vetingun,te jesh i hetuar nuk do te thote i denuar o shoqe prokurore.

    Përgjigju
  • Doda: 04/09/2020 13:26

    Ina Rama duhet te ishte jashte institucioneve ligjzbatuese prej vitesh. Ka qene nje lecke e perdorur nga Berisha per te fshire pislliqet e tij.

    Përgjigju
  • LORA: 04/09/2020 13:06

    Faktin e provuar qe Donika Prela ka pasuri te pajustifikuar me te ardhura legale as nuk e tjeterson fare prania e kujtdo gjyqtari ne kolegjin e Vetting-ut;qofte edhe me problemet e te afermve te tyre me drejtesine. Mbeshtes qendrimin e Komisionerit Publik,ne zbatimin ekzigjent te procesit reformues te drejtesise. Per ina ramen kam vleresimin me te ulet;ajo e ka vulosur veten me qendrimin e saj ndaj krimit shteteror te 21 janarit 2011,,,me piruetat e saj dhjakse per t'i bishtnuar detyres si Kryeprokurore e Pergjitheshme,nen ombrellen e arixhiut a.arvizu. Tung.

    Përgjigju
  • Tasa: 04/09/2020 12:47

    Kto kan miliona me nje vend hajn nuk te heqin perla se edhe ti ke miliona vetem fukarait i bejn dem kto

    Përgjigju
  • Pipi: 04/09/2020 11:36

    Kjo xhuxhmaxhuxhja tani i filloi hetimet per vellezrit e kesaj, qe e mori vesh se do gjykohej. Prokuroret shqiptare me zgjuarsi femije.

    Përgjigju
  • tiransi: 04/09/2020 11:35

    Ore nje gje me habit mua, se kjo Donika bene si Don Korleone. Nuk e ka kuptuar akoma se cfar eshte. Po ik o e uruar bej nje gjell te shtepia se le nam....

    Përgjigju
  • ojna: 04/09/2020 11:12

    haha ngeci sharra ne gozhde me duket

    Përgjigju
  • nona: 04/09/2020 10:04

    shifni gallata tani,kto kujtun se ishin me te zgjuta se donika

    Përgjigju
  • durresi: 04/09/2020 09:02

    kujdes kur flisni per Ina Ramen se eshte nje zonje e vertet intelektuale

    Përgjigju
  • Gmgjgkgk: 04/09/2020 08:48

    Keni bere watermark nje dokument zyrtar publik qe nuk ju perket ju e?!

    Përgjigju
  • Qifi: 04/09/2020 08:19

    Dava baxhellash te trija. Lehtesisht te perdoreshme

    Përgjigju
  • lemi: 04/09/2020 08:15

    NA HAPET BARKUN ME "GRATE E FORTA"NJERA ME QELBESIRE SE TJETRA...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?