Ish-deputeti i PD, Mhill Fufi dhe djali i tij Kristi Fufi

Kronikë

Djali i ish-deputetit të PD dhunohet me shkopinj bejsbolli e leva në rezidencën luksoze në Tiranë! Sherri për një xhirim gomash! Identifikohet vetëm një prej autorëve

25 Prill, 21:30| Përditesimi: 26 Prill, 11:54

  • Share

TIRANË- Një sherr me sende të forta ndodhi mbrëmjen e së premtes, 25 prill, në një prej zonave më luksoze të Tiranës, “Long Hill Residence”, në Lundër. Disa persona, të cilat hynë me automjet në afërsi të një lokali, dhunuan djalin e ish-deputetit Mhill Fufi, Kristi Fufi, 19 vjeç.

I riu u transportua menjëherë drejt Spitalit të Traumës për shkak të frakturave të marra në pjesë të ndryshme të trupit. Shkak i ngjarjes së rëndë dyshohet të jetë bërë një xhirim gomash nga ana e 19-vjeçarit Fufi, ndërsa sipas burimeve të policisë, autorët kanë hyrë në rezidencë me qëllim të qartë për rrahjen e të riut.

Pasi kanë marrë sende të forta, shkop bejsbolli dhe leva në bagazhin e makinës, hynë në lokal dhe pasi e gjetën, e goditën disa herë. Njëri prej personave dyshohet se ishte i armatosur, por nuk u qëllua në vendngjarje. 

'Tiranë/Informacion paraprak. Rreth orës 19:15, në Farkë, në afërsi të një kompleksi, persona ende të paidentifikuar janë përfshirë në një konflikt dyshohet me sende të forta.  Si pasojë është dëmtuar shtetasi Kristi Fufi, rreth 19 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve', njoftoi sot policia.

Blutë po punojnë për identifikimin dhe arrestimin e autorëve, ndërsa Policia e Tiranës njoftoi një ditë më pas, 26 prill, se ka identifikuar njërin prej autorëve dhe e ka vënë në hetim në gjendje të lirë pasi ka qëlluar 19-vjeçarin me grushte.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. S., 38 vjeç, pasi mbremjen e djeshme, në një rezidencë, në Farkë, dyshohet se ka goditur me grushte dhe ka kanosur 19-vjeçarin K. F., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Vijon puna për identifikimin dhe për kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në konflikt”, njoftoi Policia e Tiranës.

S.B/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni tek strategjia e SPAK për parandalimin e krimeve zgjedhore?