Përplasje mes deputetëve dhe policisë, Flamur Noka godet me shpullë efektivin

26 Nëntor, 17:10| Përditesimi: 26 Nëntor, 18:33

  • Share

Një grup deputetësh të Partisë Demokratike, ku bëjnë pjesë Xhelal Mziu, Edmond Spaho dhe Flamur Noka janë përplasur fizikisht me efektivët e policisë pranë kryqëzimit te "Rruga e Elbasanit".

Flamur Noka ka tentuar t’i marrë nga dora megafonin një prej policëve që po bënte thirrje për lirimin e rrugës.

Më pas gjatë momentit kur po shtynin kordonin e policisë, Noka ka goditur dy herë me shpullë një prej efektivëve të policisë, madje duke e shtyrë teksa e kapi prej fyti.

“Ec aty, ti hapu. Hape rrugën”, thërriste Noka, ndërsa shtynte dhe qëllonte policin.


Lajmi kryesor:

PD ‘mosbindje civile’ me orar, bllokojnë rreth 3 orë 5 kryqëzimet e Tiranës! Deputetët përplasen me policinë, shpërndahen me ujë e gaz! Shoqërohen 44 protestues (VIDEO)


S.B//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?