VIP & Spektakël

Përplasje mes fansave gjatë koncertit të Beyoncé në Londër, incident pranë skenës (VIDEO)

8 Qershor, 21:17| Përditesimi: 8 Qershor, 21:22

  • Share

Një incident ka ndodhur gjatë koncertit të Beyoncé në stadiumin Tottenham Hotspur në Londër, ku dy persona janë përfshirë në një përleshje pranë skenës. Ngjarja ka ndodhur gjatë performancës së këngës "Why Don't You Love Me", pjesë e turneut “Cowboy Carter” të artistes 43-vjeçare.

Sipas dëshmitarëve, një burrë i veshur me një kostum të zi kauboji ka sulmuar një person tjetër në turmë. Të pranishmit tentuan të ndërhynin për të ndalur konfliktin, ndërsa ende nuk është konfirmuar nëse ndërhyri edhe stafi i sigurisë, raportohet në media. 

Beyoncé nuk reagoi publikisht për ngjarjen, ndërsa koncerti vijoi normalisht pas incidentit. Nuk raportohet për të lënduar rëndë.

H.K/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria barazoi me Serbinë, sa shanse ka për të shkuar në Botëror?