Përplasje mes serbëve në veri të Kosovës! Protestuesit kundërshtime ndaj nënkryetarit të Partisë Popullore: Ku ishe kur kishim nevojë për ty

20 Qershor 2023, 15:33| Përditesimi: 20 Qershor 2023, 16:02

  • Share

Serbët nga Zveçani kanë kundërshtuar sot nënkryetarin e Partisë Popullore Miroslav Aleksiç, i cili bashkë me Aleksandër Jovanoviç Ćuta, kishin shkuar për vizitë në veri, pas tensioneve dhe protestave të shumta.

Kundërshtimet më të forta erdhën nga dy gra që i kërkuan llogari Aleksiçin dhe Ćutën për mungesën e tyre në momentin kur populli serb në Zveçan kishte me tepër nevoje për ta.

“Të gjithë të tjerët na mbështetën, që nga presidenti e tutje. Dhe në çdo gjë. Kemi ardhur këtu për të mbrojtur vendin tonë të punës. Nuk jemi me detyrim, secili ka ardhur këtu me vullnetin  e lirë . Ne kemi presidentin tonë dhe vendin tonë për të na mbështetur”, i thane gratë Aleksiçit.

 


Lajmi kryesor:

Tensionet Serbi-Kosovë, ish-presidenti Alfred Moisiu kritikon evropianët: Po tentojnë ta bëjnë ujkun, qengj


M.T//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?