Përplasje tifozësh në Kosovë, godasin me karrige në fushën e futbollit! 5 të plagosur, 21 persona shoqërohen në polici! Dëmtohen 4 mjete jashtë stadiumit

12 Mars 2023, 19:28| Përditesimi: 12 Mars 2023, 19:46

  • Share

KOSOVË - Tifozët e ekipeve ‘Ballkani’ dhe ‘Llapi’ janë përleshur pasditen e kësaj të diele në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë pas ndeshjes së Superligës. Ata kanë goditur njëri-tjetrin me karrige.

Për pasojë janë plagosur 5 persona, nga të cilët 2 janë policë dhe 3 të tjerë janë tifozë të 2 skuadrave. Ndeshja u mbyll me rezultatin 3-2 për skuadrën e Llapit dhe në fund të ndeshjes nisën përplasjet e tifozëve që vijuan edhe në ambientet e jashtme.

Policia ka bërë me dije se janë shoqëruar në polici 21 persona. Ndërkohë jashtë stadiumit janë dëmtuar tre automjete dhe një autobus.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?