Përplasjet e ditëve të fundit, Mediu zbulon ‘strategjinë’ e opozitës: Rama bën fushatë konfliktuale, nuk do i përgjigjemi!

19 Mars 2021, 17:04| Përditesimi: 19 Mars 2021, 17:10

  • Share

Incidentet e ndodhura së fundmi, mes partive politike apo kandidatëve të tyre, për Kreun e Partisë Republikane Fatmir Mediu është shenjë e një fushate konfliktuale të maxhorancës, të cilës opozita sipas tij, ka vendosur të mos i përgjigjet.

“Ne si “Aleancë për Ndryshim” kemi vendosur që të mos i përgjigjemi  fushatës konfliktuale që po ndërton Edi Rama. Edi Rama vetëm shan, fyen, përbuz dhe kjo nuk ka ndodhur ndonjëherë në historinë politike, . kur je në krye të shtetit ke shumë në dorë për të bërë, për të mirë apo për të keq, por kur shan, fyen dhe përbuz, vetëm shkatërron. Ne kemi marrë një vendim. Nuk do merremi me Edi Ramën, por do të bashkëpunojmë dhe do të flasim me shqiptarët.”, tha Mediu.

Nga njësia 7 në kryeqytet, ku zhvilloi një takim me elektoratin, Mediu u shpreh se bizeneset po drejt falimentimit për shkak të taksave dhe arbitraritetit të korrupsionit qeveritar.

“Ne jemi ekonomi e hapur dhe e konkurueshme prandaj  ulja e së taksave në 9%, një taksë të sheshtë është ndihmon qe ekonomia jonë të jetë konkuruese në rajon dhe të tërheq investime vëndase dhe të huaja. E dyta, për të mbështetur bizneset, dhe sidomos bizneset e vogla, të cilat janë baza e ekonomisë, për t`i dhënë një frymëmarrje sa më të madhe, duke heq taksat për bitneset e vogla  shoqeruar edhe me ulje të cmimit të energjisë, të uljes së cmimit të ujit, sepse të gjitha këto shtojnë mbi njëra-tjetrën varfërinë dhe pamundësinë tuaj.”, tha Kreu i Partisë Republikane.

Prandaj, Mediu theksoi se fokusi i opozitës është punësimi nëpërmjet zhvillimit të ekonomisë.

“25 Prilli është një moment shumë i rëndësishëm. Nuk kemi thjesht zgjedhjesh politike, por tregojmë se sa e duam dhe e vlerësojmë ne familjen tonë, sa i duam dhe i vlerësojmë ne prindërit tanë, fëmijët tanë dhe vendin tone, sa besojmë ne tek vetja jonë. Liria dhe dinjiteti janë dy elementë shumë të rëndësishëm në jetën tonë. Liria sepse besojmë që mund të kemi mundësi dhe aftësi për të ndërtuar dhe dinjiteti që garantohet vetëm nëpërmjet punës. Prandaj fokusi ynë është tek punësimi. Punësimi nëpërmjet zhvillimit të ekonomisë dhe të biznesit.” u shpreh Mediu.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • FATMIRI: 19/03/2021 19:36

    KY PLERAI BIRI NAXHIE KURVES ESHTE PER NE BURG DHE DEL KERKON VOTA POR ME PLERA JAN KETA LANGOT QE I SHKOJN PAS

    Përgjigju
  • Ben: 19/03/2021 18:43

    O vrases te kullojne duart gjak dhe teshat te bien ere barut.

    Përgjigju
  • robi: 19/03/2021 17:40

    O Fatmiro a ke ndonje predhe obuzi122 se ka hypur cmimi i bronxit dhe na duhen ca leke per plazh.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?