Politikë

Përplasjet Lapaj-Shabani, Arlind Qori në Report Tv: Po ‘hanë’ njëri-tjetrin për një mandat, nuk kanë ideal

22 Korrik, 18:07| Përditesimi: 22 Korrik, 21:04

  • Share

Përplasjet Lapaj-Shabani, kreu i ‘Lëvizjes Bashkë', Arlind Qori, i sheh si një telenovelë mes dy përfaqësuesve të partive politike, të cilët sipas tij po zihen për një mandat deputeti. I ftuar ditën e sotme në emisionin 'Studio Live' në Report Tv, Qori tha se ata nuk kanë asnjë ideal.

‘Këto janë parti shampanjë, kërcasin njëherë dhe zhbëhen. Po i jepet shumë vëmendje kësaj. Unë e shoh që janë parti që përfaqësuesit e tyre s’kanë asnjë ide dhe asnjë ideal. Mua ata më akuzonin si egoist, kur unë sot s’jam deputet, unë si dal fjalës që them, Redi Muçi do të jetë deputet. Por dihej se do të vinim në këtë situatë ku për një vend deputeti po hanë njëri -tjetrin. Bëhet fjalë për një koalicion që ka marrë vetëm një deputet. Pra nëse s’do të bëshin bashkë këta, asnjë prej tyre nuk do të kishte deputet. Bota e tyre është vetëm një mandat deputeti. Është një telenovelë personazhesh që duan vetëm që të bëhen deputet’, tha ai.

Qori është shprehur kundër një bashkëpunimi me PS dhe me partitë e tjera opozitare.

‘Nuk besoj se PS do të ketë ndonjë propozim të mirë për qeverisjen e vendit. Fakti që do të kemi një përfaqësi në Kuvend do të na bëjë që të kemi një zë në kuvend. Ne nuk do të bashkëpunojmë me parti të korruptuara, ne kemi aksionin tonë të pavarur, bashkë më shtresat në nevojë, me bizneset e vogla për të ngritur çështje që janë të rëndësishme’, tha ai.

Shqipërinë në BE brenda 2030, e sheh si një objektiv që arrihet vetëm nëse qeveriset ndryshe.

‘Vetën nëse qeveriset në mënyrë të ndryshme nga sa është qeverisur deri sot dhe vetëm nëse bëhen reforma të thella. Dhe këto s’mund t'i bëjë qeveria aktuale sepse ka shumë korrupsion dhe abuzim. Nuk besoj se nëse vijohet që të qeveriset kështu do të jemi në BE së afërmi’, tha ai.

Ai tha se ‘Lëvizja Bashkë’ është në një proces riorganizimi dhe duke u rritur në numra me anëtarsime të reja.  

‘Ne jemi në një proces riorganizimi. Për fatin tonë të mirë kemi një valë të re anëtarësimesh në këtë periudhë. Ka pasur interes si jashtë dhe brenda vendit. Shtatori nuk është larg dhe janë shumë çështje që duhet të merremi. Ne nuk kemi harruar çështjen e pensioneve, çështjet e strehimit, minimumin jetik. Programi ynë nuk ishte program për një palë zgjedhje. Ne për çdo çështje kemi një alternativë të shëndetshme’, tha ai.

S.B/K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bashkia: 22/07/2025 20:46

    Nese zoti profesor Arlind Qorri kandidon per kryetar bashkie ne Kamez besoj ka shans te fitoj bashkine ne 2027 , nuk e di per tiranen por kamzen e merr zoti Arlind , duhet ta provoje nje kadidature per bashkine ose Kamez ose Tiranë te bej nje Sondazh dhe ne vjeshte te nis fushat dhe kandidature direkt , personalisht Kamza ka nevoje per shtet social dhe per nje linje metro (Kamez -Tirone g )

    Përgjigju
  • Ujku 80: 22/07/2025 20:40

    Po I ha Rama thuaj! Qorri po I pret tek stomaku…

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    9 vite nga reforma në drejtësi, a janë përmbushur pritshmëritë?