Politikë

Përplasjet Lapaj-Shabani, Redi Muçi: Ishin pa një program, futën në lista të mbyllura familjarë! S'mu kërkua asnjëherë të heq dorë nga mandati

24 Korrik, 18:30| Përditesimi: 24 Korrik, 19:48

  • Share

Sherr për një mandat e cilësoi deputeti i zgjedhur nga 11 maji i ‘Lëvizjes Bashkë’ përplasjet Lapaj-Shabani. I ftuar ditën e sotme në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, ai tha se ata nuk kishin ide dhe as në program dhe se listat e mbyllura i mbushën me njerëz të njohur. 

‘Ata nuk erdhën më një ide dhe me program, po qasja e tyre ishte do thyejmë sistemin. Arsyet e tjera kanë qenë edhe forma e futjes në listat e hapura por duke mbushur ato të  mbyllura me familjarët e tyre. Ata po bënin sherr se kush do ta merrte atë një mandat që morën’, tha ai.

I pyetur nëse atij i'u kërkua në ndonjë moment që të heq dorë nga marrja e mandatit të deputetit, ai u shpreh jo.

‘Absolutisht jo. Arlind Qori e pati thënë që në fillim që s’do të kandidonte i pari dhe unë u zgjodha që të isha i pari në listë’, tha ai.

Teksa u ndal tek PD, Muçi theksoi se në këtë parti nuk do të ndryshojë asgjë sa kohë në krye të saj qëndron Sali Berisha.

‘PD është një parti që është pozicionuar në rehatinë e të qenit partia e parë opozitare. Ata që janë në PD e dinë se sa kohë do të jetë Berisha në krye të asaj partie asgjë nuk ka për të ndryshuar në këtë parti’, tha ai.

Teksa në shtator do të nis edhe sesioni i ri parlamentar, Muçi tha se do përçojë në Kuvend zërin e grupimeve të ndryshme sociale.

‘Aksioni ynë politikë nuk nis nga shtatori. Por në që nga nesër ne do të jemi në protesta në fshatrave të Klosit. Qasja jonë nuk ndryshon ne jemi në terren me banorët dhe me njerëzit që u bëhen padrejtësi dhe nga shtatori kemi një mundësi që këtë zë ta përçojmë edhe në Kuvend. Unë jam i vetmi që përfaqësoj grupime të ndryshme sociale’, tha ai.

Një koment e pati edhe lidhur me aksionin për lirimin e hapësirave publike.

‘Funksionimi i shtetit përmes fushatave dhe aksioneve dëshmon mungesën e institucioneve ligjzbatuese. Ai i lejon ato që të bëhen dhe zgjerohen dhe pas zgjedhjeve ndërmerr nisma të tjera që janë perde për të mbuluar zaptimin e vërtetë të hapësirës publike. Këto nuk janë vetëm në kryeqyteti por zaptimi është bërë edhe në qytetet bregdetare. Por për mua gjëja e parë do të ishte një plan urbanistikë’, tha ai.

S.B/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Numerim elektronik: 25/07/2025 02:57

    Zoti Muci kerko numerim elektronik te votave per 2027 , nese zoti prof Arlind Qorri merr ndonje bashki Tirane /Kamez do ishte super arritje pra ndonje bashki e qarkut tirane !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sigurim i detyrueshëm i banesave ose s’merr shërbim nga shteti, si ju duket?