Tensionet në veri të Kosovës u përshkallëzuan ditën e sotme, pasi protestuesit serbë u përplasën me trupat e KFOR-it për të penguar hyrjen e kryetarëve shqiptarë. Politologu Nexhmedin Spahiu, në një intervistë për emisionin ‘5 pyetje nga Babaramo’, në Report Tv tha se rënia e flamurit në komunat në veri të Kosovës do të sjellë edhe rënien në Prishtinë.
‘Plagosje të shumta të ushtarëve të KFOR-it. Trupat e KFOR-it të plagosur janë italianë, hungarezë etj. Nëse Kosova mban një situatë të tillë, nëse flamuri i Kosovës mban një situatë të tillë, i cili është ngritur për herë të parë. Në këto 4 komuna vazhdon që të jetë flamuri i Kosovës. Rënia e flamurit do të thotë rënie e Kosovës,. Nëse bie flamuri në Zveçan, do të bjerë edhe në Prishtinë. Nëse do ta merrnim si një ndeshje futbolli, Kosova është në avantazh, por loja nuk ka përfunduar. Veriu i Kosovës është shumë i rëndësishëm.’- u shpreh Spahiu.
Për deputetin Kreshnik Çollaku, kjo është një përpjekje e Rusisë për të destabilizuar rajonin përmes Beogradit.
‘Godinat për herë të parë në Mitrovicë të veriut u vendosën flamuj të Kosovës. Po ra ai flamur nga ato godina ndalon sovraniteti i Kosovës mbi atë territor. Mendohet se janë banda të mbështetura nga Beogradi, madje shqetësimi është se janë këta mercenarët e Wanger. Është një lëvizje shumë e fortë për të ndërruar në terren, një situatë ngërçi e cila prej 20 vitesh. Si do të zgjidhet është shumë e vështirë. Është përpjekje e Rusisë përmes Kosovës që të destabilizojë rajonin.’- u shpreh Çollaku.
Politologu Bedri Islami, u shpreh se urat mes bashkësisë ndërkombëtare dhe Kurtit duket se janë hedhur në erë. Sipas Islamit, qeverisja e Kosovës duhet të jetë në çdo cep.
‘Ato janë pjesë e Republikës së Kosovës pasi kanë fituar pavarësinë de jure, prishja e urave nuk duket asnjëherë në planin e parë. Tani duket sikur të gjitha urat mes qeverisë Kurti dhe bashkësisë ndërkombëtare sidomos shteteve që kanë vendosur juridikisht që Kosova të jetë shtet i pavarur duket sikur janë hedhur në erë. Kosova nuk mund të lërë 4 komuna në veri pa udhëheqje lokale. Qeveria e Kosovës nuk mund të presë pafundësisht deri sa pakica serbe të kthehet në institucion. Pas kësaj është një lojë e Vuçiç dhe forcave serbe. Pra qeverisja e Kosovës ka të drejtë të jetë në çdo cep ku është RK. Duhet të kishte pasur koordinim me të zakonshëm më ndërkombëtarët. Veprimi duket shumë radikal i tejskajshëm dhe i pamotivuar në pamjen e parë. Unë mendoj se është një veprim i pamotivuar. Unë besoj se qeveria dhe strukturat e saj të bashkohen në atë që është kryesore. Unë besoj se pas ngjarjeve të fundit duhet të ndryshojnë,. Është absurde që një diplomate evropiane ti thotë policisë së Kosovës se çfarë do ti këtu.’- u shpreh Islami.
Nga përplasjet në veri të Kosovës, mbetën të lënduar 25 ushtarë të KFOR.