Fotoja e postuar nga Mitsotakis, mungon Rama dhe fotoja zyrtare Rama në krah të Biden

FOTOT/ Përplasjet për Belerin? Mitsotakis ‘zhduk’ Ramën nga fotoja familjare e samitit të NATO-s

13 Korrik, 21:38| Përditesimi: 13 Korrik, 23:25

  • Share

Kryeministri grek, Kryiakos Mitostakis ka postuar në Instagram disa foto nga samiti i NATO-s në Uashington. Por, ajo çfarë ka tërhequr vëmendjen është mungesa e kryeministrit Edi Rama.

Në postimin e Mitsotakis, jo vetëm që nuk ka foto me Ramën, por kryeministri grek e ka prerë Ramën edhe nga fotoja familjarëve e liderëve të NATO-s.

Rama kishte pozuar në të djathtë të Biden, por në foton që ka postuar Mitosotakis, kryeministri shqiptar është prerë.

Nuk mund të themi nëse kjo është thjesht një rastësi, apo ky veprim i Mitostakis vjen pas përplasjeve mes dy vendeve për Fredi Belerin. Ky i fundit, tashmë i dënuar për blerje votash në vendin tonë, pritet të marrë lejen për t’u betuar si eurodeputet.

Fotoja e postuar nga Mitsotakis, mungon Rama
 

Foto e plotë familjare e liderëve të NATO-s, Rama në të djathtë të Biden

 

 

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 14/07/2024 02:49

    Nuk eshte ndonje /big deal/ pse mungoka Rama ne foton e postuar nga Micotaqis,sepse sic /mungon/Rama qe eshte ne nje distance te konsiderueshme nga Biden edhe pse duket afer,po keshtu ne foto mungojne dhe gjysma tjeter e pjesemarresve nga te dyja anet e fotos.Zgjedhja eshte bere me kujdes per reklame politike te brendeshme nga ana e Micotaqisit,qe eshte kujdesur qe ne foto pervec vetes qe e ka nxjerre veten gati ne /qender/,ka perfshire dhe Biden,Stoltenberg,Macron,Shohlc,Erdogan(persona me shume rendesi per Micon) e disa te tjere qe rastesia i vuri rreth /Diellit/ te Micotaqisit qe /shkelqen/ qendren.Keshtu qe mos u beni shume merak per mungesen e Rames se nuk eshte as e qellimshme,as fundi i botes.

    Përgjigju
  • Tahipi: 14/07/2024 00:58

    Problem I mall shum .e Ke treguar veten se qfar Jude je

    Përgjigju
  • Ermal: 14/07/2024 00:51

    Mu si mije pusete eshte Mitsotakis.. legen . Usht..

    Përgjigju
  • Beni: 14/07/2024 00:51

    Qesharak,fiks idiot grek.

    Përgjigju
  • Ersa: 13/07/2024 23:33

    Qenka katandisur si ai turbokomunisti, Stalini,që i zhdukte kundërshtarët nga fotot. Hahaha të shkuara!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?