A nuk keni dëgjuar ndonjëherë për fuqinë shteruese të të qeshurit? Po për të gjithë të fshehtat e saj? Në jetë e përditshme dëgjojmë shumë të qeshura, por vetëm një e qeshur karakteristike do të na sillte ndërmend personazhin më të njohur “Joker”.
Trilogjia e Jokerit fillon si një komedian i dështuar i cili filloi të kryente krime për të suportuar gruan e tij shtatzënë e cila më vonë humbi jetën aksidentalisht, pas kësaj ai humbi mendjen dhe u bë një nga kriminelet më të rrezikshëm në botë.Jokeri tashmë është kthyer në një personazh shumë popullor në histori.
I pari që e ka luajtur personazhin kompleks të Jockerit ishte Cesar Romes, i dyti Jack Nicholson, më pas me performancën e tij të paharruar Heath Ledger, Jared Leto dhe së fundmi, Joaquix Phoenix i cili fitoi Oscar në rolin e Jockerit si aktori më i mirë.
"Hamleti" i historisë moderne është lehtësisht i dallueshëm falë të qeshurës se tij karakteristike. Të jesh një aktor i shkëlqyer i Jockert është tepër e rrezikshme! Heath Ledger, konsiderohet si më i përsosuri i këtij personazhi dramatik. Vdekja tragjike nga mbidoza e ilaçeve qetësuese e tij në moshën 28-vjeçare i bëri t gjithë të fajësojnë presionin psikologjik brenda kornizave të rolit të tij. Health Ledger thoshte se: "Shkoja çdo dite shume i lodhur ne shtëpi dhe nuk mund te flija sepse nuk pushoja dot se menduari"
Mesazh më i fortë i historisë së “Jockerit” është se shoqëria duhet të bëjë më shumë për të mbështetur të varfëritë dhe ata që kanë nevojë për kujdes psikologjik dhe mjekësor. A mendoni se brenda çdokujt prej nesh fshihet një "Joker" ?