Në dosjen e siguruar nga Report Tv për grupet kriminale në Elbasan që ranë në rrjetën e policisë rezulton se në datën 31 maj, në orën 21:30 oficeri i inflitruar nga policia u takua me Denis Darzezën, në afërsi të kryqëzimit të rrugëve "Jordan Misja" dhe "Cen Olldashi" pasi biseduan pak i dha në dorë diçka agjentit të autorizuar dhe u largua. Vëzhgimi u shoqërua me fotografitë përkatëse. Atij iu sekuestrua një shishe plastike transparente me mbishkrimin, e mbushur me një sasi të lëngshme, e cila dyshohet të jetë metadon. Rezulton se Denis Darzeza është drejtpërdrejtë i përfshirë në veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike.
Ndërsa në datën 01 qershor, në orën 17:30 oficeri i autorizuar u takua me Gavrosh Beratin në shesh parkimin e pallatit të tij. Në këtë vëzhgim konstatohet se Berati nuk doli në asnjë moment nga banesa por gjatë gjithë kohës ka biseduar me agjentin e autorizuar nga brenda shtëpisë së tij. Eshtë bërë vetëm një fotografi vëzhgimi dhe sekuestruar një qese e dyshuar kokainë, 0.9 gram. Në transkriptet e zbardhura nga policia të bisedës mes Gavrosh Beratit dhe agjentit të infiltruar të policisë, ai i ofron “diçka gjysëm të mirë”.
Pas analizimit ka rezultuar se në përbërje lënda narkortike kishte edhe paracetamol. Më vonë, gjatë zhvillimit të operacionit, nga kontrolli i ushtruar në banesën e Gravrosh Beratit në datën 29 qershor është gjetur dhe sekuestruar një qese transparente që dyshohet se është heroinë me peshë 91 gr me gjithë ambalazh. Kjo sasi është sekuestruar dhe është marrë vendimi për kryerjen e ekspertimit kimik.
Lajmi kryesor: