Bota

Përfunojnë hetimet për Guvernatorin e Nju Jorkut, Andrew Cuomo: Ka ngacmuar seksualisht punonjëset e tij

3 Gusht 2021, 18:28| Përditesimi: 4 Gusht 2021, 11:09

  • Share

Kanë përfunduar hetimet ndaj Guvernatorit të Nju Jorkut, Andrew Cuomo, si rezultat i të cilave u provuan akuzat që rëndojnë mbi të, për ngacmime seksuale. Sipas BBC, hetimet kanë gjetur se Cuomo ka ngacmuar seksualisht disa gra, përfshirë punonjëset në zyrën e tij.

Duke njoftuar rezultatet e hetimit, Prokurorja e Përgjithshme e Nju Jorkut Letitia James, tha se Cuomo kishte shkelur ligjet shtetërore dhe federale.

Vitin e kaluar, Cuomo u akuzua për sjellje të keqe seksuale nga disa gra.

Ai ka mohuar të ketë prekur dikë në mënyrë të papërshtatshme dhe ka refuzuar thirrjet e demokratëve për t'u larguar.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?