Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 52-vjeçar, pasi përpunonte mish në një magazinë duke mos respektuar kushtet higjieno-sanitare.
Pas informacioneve të marra, policia ka ushtruar kontroll në një magazinë në rrugë ‘Myslym Keta’ në Tiranë, ku shtetasi B.H, përpunonte dhe tregtonte mish, pa u regjistruar në organet kompetente, menjëherë kanë organizuar punën dhe kanë ushtruar kontroll në ambientet e magazinës.
Nga kontrolli i ushtruar dhe nga verifikimet e kryera ka rezultuar se B. H., banues në Tiranë, përpunonte dhe tregtonte mish, në magazinën e tij, në rrugën "Myslym Keta", jashtë të gjitha kushteve higjeno-sanitare.
Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B. H., 52 vjeç, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e ushqimeve dhe e lëndëve të tjera të rrezikshme për shëndetin", "Mashtrimi me produktet ushqimore" dhe "Fshehja e të ardhurave".