Mos i zgjoni nga ëndrra pasi është gjithçka e vërtetë. Maroku është skuadra e parë afrikane që arrin mes katër më të mirave të Kupës së Botës e që në gjysmëfinale do të përballet me Francën. Nuk është një skuadër as antike e as moderne por një skuadër e gjithanshme me një trajner si Regragui që ka një grup lojtarësh me cilësi dhe zemër e të cilëve u ka thënë: “Luani si të doni pasi ju e dini se si luhet futboll”. 5 ndeshje të zhvilluara e vetëm një gol i pësuar madje edhe ai autogol. Barazim në grupe ndaj Kroacisë, fitore me Belgjikën dhe eliminojnë Spanjën e Portugalinë. Por si dhe ku lindi ëndrra e Marokut.
Ajo morri jetë në diaspor me një zgjedhje shumë të thjeshtë zemre. “ Më mirë të luajmë me Marokun se sa me Francën, Holandën apo Spanjën”. Jo më kot Maroku është skuadra me shumë shumë futbollistë që nuk kanë lindur në atdheun e tyre. 16 nga 26 futbollistët e grumbulluar nga trajneri nuk kanë lindur në Marok por në emigrim dhe që me zemër kanë zgjedhur të luajnë për Marokun. Portieri Bono ka lindur në Kanada, Hakimi në Spanjë, e Mazraoui , Amrabat e Ziyech kanë lindur në Holandë. Kishin mundësi zgjedhje dhe vendosën të përfaqësonin Marokun.
Nga ana tjetër edhe trajneri Walid Regragui ka të njëjtën histori si lojtarët. “ Kam lindur e kam studiuar në Francë por vendi im i origjinës më ka dhënë një mundësi” ka theksuar tekniku. Ai e krahason skuadrën e tij me Rocky Balboan kur thotë: “Kur shikon Rockyn do të bësh tifo për të për impenjimin dhe punën e madhe. Ne jemi Rocky Balboa i kësaj Kupe Bote” e mbyll trajneri i skuadrës afrikane. Duke ditur të gjitha këto trajneri i Francës rivales së ardhshme të Marokut Didier Deschampo ka thënë “ Marokun do e marrim shumë seriozisht”.
*Përgatiti Andi Kapxhiu